Nga: Daut Dauti
Titulli i plotë i kësaj pikture është “Dinner at Crisso in the house of the Bishop of Salona” (Darka në Kriso, në shtëpinë e peshkopit të Salonës). Autori është Edward Dodwell, piktor irlandez i cili e vizitoi Shqipërinë dhe Greqinë në vitin 1801 dhe që ka bërë disa piktura dhe shënime të rëndësishme për këto dy vende.
Në këtë pikturë dominon ambienti oriental apo islamik, siç do të thoshin disa, edhe pse vendi është në Greqinë e sotme qendrore. Njerëzit janë ulur për të ngrënë rreth sofrës dhe para bukës i lajnë duart në legen, e cila gjë ka qenë prezente edhe te ne deri para pak vitesh. Me përjashtim të njërit, burrat janë të veshur me shallvare dhe në kokë kanë çallma. Të gjithë janë të zbathur. Njëri prej tyre duket se ka rënë në sexhde për ta përshëndetur peshkopin, i cili është ulur në shilte. Pamje vërtetë islamike, por, të gjithë janë të krishterë. Kjo është gjë normale për shkak se aristokracia gjithmonë identifikohet me kulturën sipërore apo sunduese.
Piktura është e veçantë edhe për shkak të prapavijës ku shihet natyra nga dritarja e madhe e dhomës. Por, një gjë tjetër që e bënë këtë pikturë edhe më karakteristike është fakti se aty janë dy shqiptarë dhe që të dytë janë shërbëtorë. Njeriu, i cili në njërën dorë e mban legenin dhe në tjetrën ibrikun ku mysafirët i lajnë duart, është shqiptar dhe kjo shihet nga veshja e tij. Shqiptare është edhe gruaja, e cila në sofër është duke e sjellë një pulë të pjekur, që në fakt është thëllëzë sipas autorit. Megjithatë, për shkak të veshjes (shqiptare), këta dy dallohen nga tjerët.
Shqiptarët gjithmonë kanë qenë atraktivë për piktorët. Kjo ka qenë për shkak të pamjes së tyre fizike, rolit të rëndësishëm shoqëror dhe më shumë për shkak të veshjes karakteristike dhe armëve që kanë bartur. Shqiptari i kohës otomane sot qëndron stoik në shumë piktura si aristokrat, luftëtar, kryengritës, rojtar, truproje etj., por jo si shërbëtor në shtëpi të joshqiptarit në Ballkan. Por, në këtë rast, që është përjashtim, ka kuptim pasi që gruaja dhe burri shërbëtor (shqiptarë), janë të krishterë dhe të shërbesh në shtëpinë e peshkopit grek nuk ka qenë nënçmim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta në komunizmin shqiptar
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Si e ndërtoi bota Perëndimin?
Piktura e Caravaggios e cila gati sa nuk u shit për 1500 euro!
Karnavalet, origjina dhe domethënia
E mund trumcaku filozof trumcakun harbut?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'