LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri, gjashtë viktima nga aksidentet brenda 24 orëve

Në Shqipëri, gjashtë viktima nga aksidentet brenda 24 orëve

Një tjetër aksident me vdekje është raportuar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke e çuar në 6 numrin e viktimave, brenda 24 orëve.

Si pasojë e aksidenteve kanë mbetur të plagosur dhe pesë persona.


Aksidenti më fatal u shënua të enjten rreth orës 18:00 në lindje të Unazës së Madhe të Tiranës, ku humbën jetën tre persona, shoferi 20-vjeçar Klevis Ruçaj, 23-vjeçarja Sikela Perroj dhe 22-vjeçarja Eisilda Abedini.

Tre të rinjtë udhëtonin me një makinë Audi A8 me shpejtësi tepër të lartë, teksa shoferi humbi kontrollin e mjetit duke rënë nga rreth-rrotullimi i TEG-ut në autostradën Tiranë-Elbasan.

Audi goditi një tjetër automjet tip Hunday, duke plagosur tre personat që po udhëtonin në të.

Ndërsa mesditën e kësaj të premte një çiklist është përplasur për vdekje nga një mjet i rëndë në Durrës. Drejtuesi i mjetit i identifikuar si Petrit Pashaj është shoqëruar në Komisariat, teksa hetimet në lidhje me rastin vijojnë.

Më pas një vajzë 30-vjeçare e identifikuar si Rovena Cara humbi kontrollin e mjetit në Kavajë, duke përfunduar në një kanal dhe duke marrë plagët që i shkaktuan vdekjen.

Ndërsa pasditen e sotme një 7-vjeçare afgane është përplasur nga një automjet në Shëngjin. Drejtuesja e mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Mbrëmja u mbyll me një tjetër aksident në fshatin Sheq i Madh në Fier, ku një automjet ka përplasur një 60-vjeçar që lëvizte me biçikletë. I lënduari është transportuar në spitalin e Fierit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Shifra këto tepër të larta, që kërkojnë ndërgjegjësimin e autoriteteve, por edhe vetë qytetarëve në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, njofton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

Lajme
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Sociale
Kalo në kategori