LAJMI I FUNDIT:

I akuzuar për trafik droge në Belgjikë, sekuestrohen 22 prona dhe automjete të 50-vjeçarit në disa qytete të Shqipërisë

I akuzuar për trafik droge në Belgjikë, sekuestrohen 22 prona dhe automjete të 50-vjeçarit në disa qytete të Shqipërisë

Policia e Shtetit ka njoftuar sot finalizimin e një operacioni policor te koduar “Filtri”, i zhvilluar si rezultat i punës së mirë koordinuar informative dhe operacion  midis autoriteteve belge dhe policisë së Vlorës, Durrësit dhe Tiranës.

Si rezultat i operacionit, janë sekuestruar 22 pasuri (të paluajshme dhe automjete) në pronësi të një 50-vjeçari aktualisht të akuzuar nga autoritetet belge, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge, si dhe të familjarëve të tij.


Pasuritë në fjalë janë në emër të 50-vjeçarit me inicialet E. G., 50 vjeç, lindur në Vlorë, dhe të familjarëve të tij.

Dyshohet se pronat dhe automjetet janë vendosur si pasojë e veprimtarisë kriminale që ky shtetas kishte jashtë vendit.

Policia bën me dije se po vijon puna me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të kenë si burim, veprimtaritë kriminale të 50-vjeçarit.

“Në kuadër të operacionit “Filtri”, u sekuestruan 18 pasuri të paluajtshme (apartamente, sipërfaqe toke, njësi shërbimi, garazh dhe depo), të ndodhura kryesisht në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë dhe në Durrës, si dhe 4 automjete të tipeve të ndryshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shtetasi E. G. dhe nga familjarët e tij, për shkak të veprimtarive kriminale të 50-vjeçarit”, njofton policia.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori