Nga: Bajram Mjeku
Në botën shqiptare ka aq shumë xhevahirë, sa ekziston frika që aq pak i shohim, por edhe më pak i ndjejmë.
Festa Ndërkombëtare e Gruas jo rrallë kujtohet sa për kortuazi, ose “sa për të thënë”, por në esencë shqiptarët kanë respekt aq të thellë për gruan, sa i mbërrinë përmasat hyjnore.
Midis shumë xhevahirëve, është poeti kombëtar Naim Frashëri i cili gati dy shekuj më parë i këndon me aq delikatesë bukurisë, e cila në brendinë e saj me plot finesa i dedikohet femrës shqiptare. Në poemthin antologjik “Bukurija”, Naim Frashëri i këndon femrës shqiptare deri në përulje, sa rreth dy shekuj më vonë secili nga ne mund të pyes me habi; si është e mundur?!
Do të shkrihem,
Të venitem
Si kandili kur s’ka vaj.
Balt’ e pluhur
Do të bëhem,
Të më shkel një këmb’ e saj …
Perla të këtilla me kaq delikatesë, kanë shkruar edhe rilindësit tjerë dhe kjo “iso” ka vazhduar gjer në ditët e sotme.
Dikush mund të “dëshmojë” të kundërtën që shkruaj unë dhe të shtojë edhe më keq se shqiptarët janë të dhunshëm ndaj gjinisë së bukur. Ekzistojnë të vërteta në këtë mes, por secili komb që ka kaluar në robëri të gjatë, pa dashjen e tij ka prodhuar dhunë, të cilën e ka bartur gjer në palcën e familjes, më saktë gjer në shenjtërinë e gjenit të vet.
Shqiptarët në kodin zakonor gjatë gjithë ekzistencës së tyre, e kanë trajtuar gruan me aq dinjitet, sa dikur në një kohë, këto të drejta nuk i gëzonin as kombet më të qytetëruara të Evropës.
Para pak ditësh kur po shkruaja për
xhubletën shqiptare, e cila u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në UNESCO, pata thënë se pa dashur të shfaqem superior, kam ndjesinë se femra shqiptare është më e bukura në Kontinentin e vjetër. Jo vetëm e bukur, por është edhe fort inteligjente, e cila në vend të përkrahjes, meriton hisen që i takon në shtetin e së drejtës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje