LAJMI I FUNDIT:

Një gol spektakolar vendos derbin, Roma mposht Juventusin dhe kthehet në pozitën e katërt

Një gol spektakolar vendos derbin, Roma mposht Juventusin dhe kthehet në pozitën e katërt

Roma ka fituar derbin e javës në Serie A, pasi ka mposhtur Juventusin me rezultat të ngushtë 1-0.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë me raste të bukura shënimi nga të dyja skuadrat.


Leonardo Spinazzola ishte i pari që rrezikoi për vendasit, por goditja e tij ishte e plogësht.

Rast të mirë pati edhe Paulo Dybala për vendasit, por goditja e tij u prit nga portieri mysafirë.

E mundësia më e mirë iu dha Adrien Rabiot, por që gjuajtja e tij u ndal nga shtylla.

Me rezultatin e barabartë 0-0 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Romën, kur kaluan në epërsi pas 10 minutave lojë.

Ishte minuta e 55-të kur në Olimpicon e stërmbushur u realizua një gol spektakolar.

Qendërmbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini u asistua nga Bryan Cristante dhe me një gjuajtje të fortë nga rreth 30 metra realizoi për t’i kaluar Giallorosët në epërsi.

Pas golit të Romës, ishin mysafirët që krijuan më shumë, madje duke qëlluar edhe shtyllën 10 minuta para fundit të ndeshjes me Di Marian.

Juventusi mbeti me një lojtar më pak nëfushë, kur Moise Kean u përjashtua me karton të kuq pasi goditi mbrojtësin e Romës, Gianluca Mancini.

Deri në fund gola më nuk pati dhe Roma mori tre pikë shumë të rëndësishme në garë për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Roma tani zë vendin e katërt me 47 pikë, derisa Juventus mbetet e teta me 12 pikë më pak.

Ndeshjen e radhës Roma e luan sërish vendas ku pret Sassuolon, derisa Juventusi përballet me Sampdorian para adhuruesve të tyre. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori