Vitin e kaluar Samsung shiti më shumë telefona të palosshëm se të gjitha markat e tjera
Kategoria e telefonave të mençur të palosshëm po rritet pasi gjithnjë e më shumë marka po lansojnë telefona të palosshëm për të marrë një pjesë të tregut, por pajisjet e palosshme të Samsung janë ato që ende që ofrojnë një përvojë më të mirë.
Dhe ndërsa të tjerët do të arrijnë përfundimisht Samsung-un, është konglomerati korean që është lideri aktual i tregut në segmentin e palosshëm, pasi dërgoi më shumë telefona inteligjentë të palosshëm në vitin 2022 se të gjithë markat e tjera së bashku.
Sipas një raporti të Financial Times që citon hulumtimin e Canalys, tregu i telefonave inteligjentë të palosshëm regjistroi 14.2 milionë dërgesa në mbarë botën në vitin 2022, nga të cilat vetëm Samsung dërgoi më shumë se 11 milionë njësi, transmeton Telegrafi.
Marka kineze Huawei u rendit e dyta me dërgimin e pak më pak se dy milionë telefona të palosshëm, e ndjekur nga Oppo, vivo, Xiaomi, Honor dhe Motorola, të cilat dërguan vetëm 40,000 telefona inteligjentë të palosshëm.
Thënë kështu, Canalys vlerëson se dërgesat e pajisjeve të palosshme në 2023 do të dyfishohen dhe do të arrijnë në 30 milionë njësi.
Dhe GSM Arena shkruan se presin që tregu i pajisjeve të palosshme të bëhet më interesant dhe konkurrues një herë më shumë markat kineze të lançojnë pajisjet e tyre të palosshme jashtë Kinës për të sfiduar dominimin e Samsung në këtë segment. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFIFA e re po vjen, por nuk ka lidhje me EA
Ju ka lodhur Google Chrome, ja si mund ta ndryshoni atë në telefonin tuaj
Tani ka një karrige të veçantë për Minecraft - në formën e një Creeper
Publikohen specifika të serisë F nga Samsung
Sa fitojnë rrjetet sociale nga të miturit?
WhatsApp po rikthen një veçori të cilën e kishte larguar një vit më parë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë