Lëvizja Besa: Kovaçevski harxhoi 26 mijë euro për 100 ditë për të promovuar faqen e tij në Facebook
Lëvizja Besa e ka akuzuar kryeministrin e vendit Dimitar Kovaçevski për harxhim të parave të qytetarëve, për të promovuar faqen e tij në Facebook. Duke iu referuar një hulumtimi të IRL, nga Lëvizja Besa thonë se Dimitar Kovaçevski ka harxhuar 26.000 euro para të qytetarëve për sponsorizimin e faqes së tij në Facebook në vetëm 100 ditë.
Nga Lëvizja Besa thonë se sipas hulumtimit të IRL, Kovaçevski nuk ka pasur llogari publike në rrjetin social Facebook deri në janar të vitit 2022 dhe kërkojnë që ai të tregojë ku i ka marrë këto para.
“Si duket, për të rritur numrin e ndjekësve dhe për ta ndjerë veten kryeministër ai paguan facebookun me paratë e qytetarëve. Në një kohë kur vendi po përjeton krizën më të thellë ekonomike, ku çmimet e produkteve bazë po kapin shifrat stratosferike, kryeministri kujdeset për rrjetin social. Kujtojmë që çmimet e produkteve bazë nuk janë ulur, dhe energjia elektrike vazhdon të jetë me çmim tejet të lartë. Këto veprime edhe njëherë tregojnë se kryeministri dhe qeveria nuk e kanë aspak mendjen tek qytetarët dhe integrimi, por merren me propagandë dhe promovim të vetvetës”.
“Lëvizja BESA i bën thirrje kryeministrit që për hirë të transparencës ndaj qytetarëve të jap llogari se nga i ka siguruar mjetet për sponsorisim të faqes së tij. Sipas përllogaritjes, numri i ndjekësve momental të kryeministrit është 41.000. Nga 26.000 euro, i bie që kryeministri ka paguar 60 cent një like (pëlqim) për faqen e tij për vetëm 100 ditë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj