LAJMI I FUNDIT:

Takimi me drejtuesin e kompanisë së teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”, Rama: Objektiv të hapen 1 mijë vende të reja të punës në Shqipëri

Takimi me drejtuesin e kompanisë së teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”, Rama: Objektiv të hapen 1 mijë vende të reja të punës në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Japoni me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”.

Në një postim të tij në Facebook, Rama shkruan se “Sumitomo Electric” ka 400 filiale në botë në elektronikë, info-komunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri.


Ai tha se objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune.

“Mirëmëngjesi… dhe me ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni, që nisi me takimin me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë ‘Sumitomo Electric’, me 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri, ku objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. /Telegrafi/