LAJMI I FUNDIT:

Deliu: Dorëheqja ose shkarkimi i ministres Haxhiu, hap i domosdoshëm për proces të besueshëm në rastin Dehari

Deliu: Dorëheqja ose shkarkimi i ministres Haxhiu, hap i domosdoshëm për proces të besueshëm në rastin Dehari

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka reaguar pas deklaratave të deputetit Haki Abazi në lidhje me rastin Astrit Deharit.

Deliu thotë se zhdukja e mostrave të Astrit Deharit është zhdukje e të vërtetës për rastin tragjik të tij.

“Dy muaj pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nën pushtetin qeverisës të Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, kuptojmë nga një deputet i shumicës parlamentare se krerët e institucioneve kanë dijeni për përmbajtjen e kamerave të sigurisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka shkruar deliu në Facebook.


Deputetja opozitare ka ftuar prokurorinë që të veprojë, pavarësisht se sipas saj mund të përballet me presion nga Qeveria.

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Abazi kërkon që prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun
Lexo po ashtu Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Abazi kërkon që prokuroria të intervistojë Kurtin e Haxhiun

“I bëjë thirrje prokurorisë që të veproj në mënyrë të pavarur, me efikasitet dhe profesionalizëm për të hetuar dhe zbardhur këto pretendime, e mos të s’mbrapset as përballë presioneve e kërcënimeve që mund t’i marrë nga ky pushtet, bartësit e të cilit, derisa janë të gatshëm që t’i kërcënojnë publikisht prokurorët në sallat e gjyqit (siç ndodhi para disa ditësh), mund të bëjnë gjithçka jashtë tyre”.

Jo ka kërkuar dorëheqjen e ministres Albulena Haxhiu për të garantuar një proces hetimor të pavarur.

“Dorëheqja ose shkarkimi i Ministres së Drejtësisë, është hapi i parë dhe i domosdoshëm për të mundësuar proces hetimor të pavarur e të besueshëm”, ka shkruar tutje Blerta Deliu./Telegrafi/