Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, deklaroi të enjten se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. Ai kërkoi nga Prokuroria që ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me rastin.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, në një prononcim për Telegrafin tha se të hënën do ta intervistojnë deputetin Abazi lidhur me pretendimet e tij.
“Do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për secilin. Vendi për të dëshmuar është këtu dhe do ta thërrasim atë (Haki Abazin) të hënën. Kryeministrin nuk do ta ftojmë njëherë, por deputetin Abazi. Për momentin vetëm atë”, deklaroi ai.
I pyetur se deri tani a është intervistuar dikush lidhur me rastin, Isufaj tha se “janë intervistuar shumë, por s’mund të them asgjë më tepër”.
Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati thënë se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit.
Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë.
Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat.
“Video-incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti të mos ta thotë asnjë fjalë”.
“Ne si shoqëri, si deputet, nuk mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë. Ne duhet ta kryejmë punën tonë për ta kryer këtë deri në fund. Dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi e ka nxjerr mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera. IML-ja është 24 orë e monitoruara me kamera”, tha Abazi të enjten në një konferencë për media.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa aktivistë të tjerë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë