LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet seksualisht një grua në Prizren

Sulmohet seksualisht një grua në Prizren
Foto: Arkiv

Një rast i sulmit seksual raportohet se ka ndodhur të mërkurën në Prizren.

Policia njofton se një grua ka kërkuar ndihmë pasi dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur.

“Prizren 15.02.2023-13:00. Viktima  femër kosovare ka kërkuar ndihmë pasi që dyshohet se e njëjta ishte ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur”, thuhet në raportin policor.


Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën, të cilën e kanë dërguar për tretman mjekësor. E njëjta është intervistuar, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. /Telegrafi/