LAJMI I FUNDIT:

Arkitekturë unike dhe ndërtim i standardeve të larta – kompleksi Linda ofron të gjitha kushtet për banim

Arkitekturë unike dhe ndërtim i standardeve të larta – kompleksi Linda ofron të gjitha kushtet për banim

Vendbanimi është pjesë tejet e rëndësishme e çdo personi dhe familje, sepse automatikisht lidhet me mirëqenien dhe lumturinë e gjithsecilit.

E përzgjedhja e vendbanimit ndonëse jo çdo herë ka qenë e lehtë, falë ndërtimeve të ndryshme Al Trade ka siguruar që ta jap më të mirën për çdo banor.

Ndër ndërtimet më të mëdha që ka bërë kjo kompani, kompleksi Linda në Fushë Kosovë ofron gjithçka që mund të keni kërkuar ndër vite për një jetë më të mirë.

Kompleksi banesor Linda është duke u ndërtuar me përkushtimin më të madh dhe duke u bazuar në standarde të larta evropiane e botërore të ndërtimtarisë.

Komoditetin dhe kushtet e mira për jetesë janë vendosur qysh në themelet e para të këtij kompleksi banesor.

I përsosur në çdo aspekt përveç arkitekturës unike dhe pamjes të bukur nga jashtë, posedon fortësinë, termoizolimin, materialet ndërtimore më kualitative të përzgjedhura ndonjëherë, ngrohjet qendrore dhe shumëçka tjetër.

Me ashensorë në çdo bllok të banesave të këtij kompleksi nuk do të keni fare nevojë të shqetësoheni nëse banesa që e keni përzgjedhur gjendet edhe në katin e fundit.

Në anën tjetër ajo çka e bën akoma edhe më të veçantë planifikimin dhe ndërtimin  e kompleksit Linda janë se brenda saj mund të gjeni të gjitha tipet e banesave, duke filluar nga ato më të thjeshta deri tek penthouse-et më luksoze.

Secila banesa është e renditur në atë formë që ka pamje të bukur, ballkon, dritare me dritë të mjaftueshme natyrale e pavarësisht madhësisë posedon të gjitha elementet e nevojshme për t’iu plotësuar në çdo aspekt.

Ndër të tjerat vlen të ceket edhe pjesa gjelbëruese me këndin e lojërave për fëmijë, e që është esenciale për çdo familje me fëmijë më të vegjël, ku aty mund të kalojnë kohë kualitative së bashku.

Al Trade ka dëshmuar veten për vite me radhë në fushën e ndërtimtarisë me ndërtime të mëdha dhe moderne e ndër to është edhe Linda Premium Residence.

Falë Al Trade jetoni më të lumtur!

Për më shumë informacione kontaktoni në:

Facebook: Al Trade Center

E-mail: info@altradecenter.com

Nr.tel: 049 777 127 / 049 318 676 / 044 976 777 / 0800 77 770/ 043 989 111

Artikull i sponzorizuar