LAJMI I FUNDIT:

Amerikani priti 11 vjet që libri i tij të shitej, gjithçka ndryshoi kur vajza e tij postoi një video në TikTok

Amerikani priti 11 vjet që libri i tij të shitej, gjithçka ndryshoi kur vajza e tij postoi një video në TikTok

Lloyd Devereux Richards nga SHBA-ja, një avokat me orar të plotë dhe baba i tre fëmijëve, kaloi 14 vjet duke ndjekur ëndrrën e tij për të shkruar një libër, dhe 11 vjetët e ardhshme duke shpresuar që libri i tij thriller të bëhej i famshëm.

Nuk ndodhi një gjë e tillë, deri javën e kaluar kur vajza e tij postoi një video 16 sekondash në TikTok me një mesazh të thjeshtë: “Do të doja që ai të kishte disa shitje të librit”, transmeton Telegrafi.

Libri më pas u rendit në vendin e parë në listën e “Thrillers Serial Killer” të Amazon.


@stonemaidens you all are amazing! Life can be hard and then it can be wonderful suddenly (still crying) #stonemaidens ♬ original sound – lloyd

Videoja virale, e cila detajon udhëtimin e gjatë të Richards drejt përfundimit të romanit, “Stone Maidens”, ka mbledhur më shumë se 40 milionë shikime.

TikTok, një platformë e videove, ka ndihmuar në rritjen e shitjeve të qindra librave në vitet e fundit, duke përfshirë hashtagun #BookTok, të cilin lexuesit e përdorin për të diskutuar mbi autorët e tyre të preferuar dhe zgjedhjet e librave. Vetëm në vitin 2021, BookTok ndihmoi autorët të shesin 20 milionë libra të shtypur, sipas një raporti të New York Times.

Lajmi për famën e tij brenda natës e ka pushtuar Richards, i cili qau ndërsa lexonte seksionin e komenteve të postimit në TikTok pasi vajza e tij i tha se u bë virale.

Edhe vajza e tij qau duke falënderuar fansat për blerjet. “Për shkak të tyre, ti je numër një”, i tha ajo babait të saj.

“Ai as nuk e di se çfarë është TikTok”, shtoi ajo.

Vajza e Richards tha se babai i saj – i cili jeton me gruan e tij në Montpelier, Vermont – ishte i kënaqur thjesht që kishte përfunduar romanin, i cili u botua në vitin 2012, dhe tregon historinë e një antropologu mjekoligjor të FBI-së që heton një vrasës serial që mbyt gratë dhe i hedh trupat e tyre në luginat e Indianës jugore.

Libri mund të jetë frymëzuar nga profesioni i tij ku fitoi ekspertizë të vërtetë krimi shërbente si nëpunës i lartë ligjor për një gjykatës në Indiana, duke hulumtuar dhe shkruar drafte për opinionet e publikuara, duke përfshirë një mbi apelimin e një vrasësi serial të dënuar me vdekje, sipas biografisë së tij në Amazon. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Fotoja që po trondit rrjetet sociale: Një jashtokësor në aeroplan apo thjesht iluzion optik?

Fotoja që po trondit rrjetet sociale: Një jashtokësor në aeroplan apo thjesht iluzion optik?

Virale

"Po rinovonim shtëpinë e ëndrrave, ajo që gjetëm na bën të mendojmë se është 'e pushtuar'", çifti suedez ndan historinë e derës sekrete që zbuluan

Interesante
Menaxheri në Kinë fitoi rreth 46,000 euro dëmshpërblim pasi u pushua sepse bëri “një sy gjumë” në punë

Menaxheri në Kinë fitoi rreth 46,000 euro dëmshpërblim pasi u pushua sepse bëri “një sy gjumë” në punë

Interesante
Edhe pas 52 operacioneve estetike duket natyrale?

Edhe pas 52 operacioneve estetike duket natyrale?

Tigri siberian 'shkatërron' portën e një fermeri, bëhen virale pamjet ku fshatari për pak i shpëton sulmit nga kafsha

Tigri siberian 'shkatërron' portën e një fermeri, bëhen virale pamjet ku fshatari për pak i shpëton sulmit nga kafsha

Virale
Djali 10-vjeçar ka probleme me detyrat e shtëpisë së matematikës - telefonon 911 për ndihmë në Wisconsin

Djali 10-vjeçar ka probleme me detyrat e shtëpisë së matematikës - telefonon 911 për ndihmë në Wisconsin

Interesante
Kalo në kategori