LAJMI I FUNDIT:

Zvicra nuk e lejon Spanjën të dërgojë armë zvicerane në Ukrainë

Zvicra nuk e lejon Spanjën të dërgojë armë zvicerane në Ukrainë

Zvicra ka refuzuar një kërkesë të Spanjës për të rieksportuar dy armë kundërajrore të prodhimit zviceran në Ukrainë.

Qeveria zvicerane thotë se në këtë formë do të shkelej ligji për materialet e luftës, njoftoi të premten Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO).

“Është për të njëjtën arsye që ne refuzuam një kërkesë të ngjashme nga Danimarka dhe Gjermania vitin e kaluar”, tha zëdhënësi i SECO, Fabian Maienfisch për cnn.


Zvicra ka ligj të rreptë federal që rregullon rieksportin e armëve të prodhimit zviceran dhe materialeve të tjera të luftës.

Parlamenti zviceran po shqyrton një projekt-ligj të paraqitur më 3 shkurt me synimin për të lehtësuar këtë kufizim.

Ndryshe, Zvicra theu traditën e neutralitetit për të miratuar sanksione të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, duke përmendur një “situatë të jashtëzakonshme”. /Telegrafi/