I përshtatshëm me Android Auto dhe Apple Carplay, Renault Austral është i pajisur me super teknologji
Pas linjave të guximshme të kësaj SUV-je atletike, spikat dizajni origjinal i brendshëm i Renault Austral i ri. Ashtu si në Mégane E-TECH Electric të ri, kabina e tij e teknologjisë së lartë është pajisur me një ekran të ri XXL OpenR që përdor sistemin e ri OpenR Link për të ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse dhe tepër të lidhur me një mori aplikacionesh.
Një ekran XXL i thellë dhe i personalizueshëm
Pasi bëri debutimin e tij në Mégane E-TECH Electric të ri, ekrani OpenR tani përbën pjesën qendrore të kabinës së teknologjisë së lartë në Austral krejtësisht të ri. Ekrani në formë L kombinon një panel instrumentesh digjitale – një ekran horizontal 12,3 inç i vendosur pas timonit – dhe një ekran multimedial në formën e një ekrani vertikal 12 inç të vendosur në qendër të pultit të makinës.
Një ekran ballor 9,3 inç, i projektuar në xhamin e përparmë, plotëson ansamblin, i cili përfshin një total prej 1000 cm² – i pari për një automjet Renault, shkruan Renault Group, transmeton Telegrafi.
Seksioni i panelit të instrumenteve të ekranit OpenR ofron katër pamje të ndryshme: klasike, navigim, minimalist ose realist. Ekzistojnë gjithashtu pesë pajisje shtesë – për konsumin e karburantit, presionin e gomave, distancën, monitorimin e mjedisit dhe muzikën – dhe tetë ngjyra ndriçimi.
Çuarja e OpenR Link në një dimension të ri me ekosistemin e Google
Pasi të hipin në Austral krejt të ri, përdoruesit shijojnë një përvojë shumë intuitive – si kur përdorin telefonin e tyre të mençur, por me një ekran multimedial që është gjashtë herë më i madh dhe i integruar plotësisht në veturë.
Ekrani OpenR përdor sistemin multimedial OpenR Link të zhvilluar me Google. Produkt i një ekspertize në ekranet dhe teknologjinë në bord, OpenR Link është i azhurnueshëm dhe i hapur për zhvillimin e teknologjive të ardhshme.
Edhe pse i bazuar në teknologjinë Android OS – sistemi operativ për 75 për qind të të gjithë telefonave të mençur në mbarë botën – dhe për këtë arsye i përshtatshëm natyrshëm me Android Auto, gjithashtu sistemi funksionon edhe me Apple CarPlay.
Për më tepër, OpenR Link ofron një mori aplikacionesh dhe veçori të tjera të njohura si ekosistemi i Google, duke përfshirë Google Maps, Google Assistant dhe Google Play.
Përdorimi i teknologjisë më të fundit në komponentët e saj
Renault punoi me ekspertë për të ndërtuar dhe marrë komponentët harduerikë më të besueshëm dhe efektivë në treg. Ekrani qendror i Austral është bërë nga Continental duke përdorur xhami aluminosilikat të llojit Gorilla Glass, si për telefonat inteligjentë.
Ky xham i forcuar shumë, dhe rezistent ndaj goditjeve e gërvishtjeve është trajtuar për të reduktuar reflektimin dhe minimizuar gjurmët e gishtërinjve. Cilësia e ekranit LCD IPS siguron mprehtësi, me një rezolucion HD prej 167 ppi, një shpejtësi rifreskimi 60Hz dhe një ekran 16 milionë ngjyrësh.
Për fuqinë kompjuterike të sistemit, Renault u bashkua me prodhuesin amerikan të pajisjeve Qualcomm për të shfrytëzuar platformën e gjeneratës së tretë Snapdragon Automotive Cockpit dhe procesorin e tij të fuqishëm me 8 bërthama.
Dhe rezultatet janë të qarta për t’u parë; Lëvizja në ekran është shtatë herë më e qetë se në gjeneratën e mëparshme! Për më tepër, OpenR Link përmban lidhje më të avancuara dhe është në përputhje me të gjithë teknologjinë e nevojshme për asistencën e shoferit dhe sistemet e sigurisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të dalloni që bateria është e dobët: Ky veprim i thjeshtë do t'ju ndihmojë
Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan - por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër
Shkencëtarët pohojnë: Më pak naftë të vjetër në trafik - më pak raste të astmës!
“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara
Po i afrohemi hidrogjenit (më të lirë) si lëndë djegëse: Është zbuluar një metodë më racionale e prodhimit!
Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë