LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ende s’ka ndarë fond për përmbytjet, Murati: Jemi në pritje të raporteve nga komunat

Qeveria ende s’ka ndarë fond për përmbytjet, Murati: Jemi në pritje të raporteve nga komunat
Vërshimet dhe dëmet në Fushë Kosovë /Foto: Ridvan Slivova

Qeveria e Kosovë ende nuk posedon të dhënat zyrtare për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit në disa komuna.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se deri në sigurimin e raporteve finale për dëmet e shkaktuara në Skenderaj, Klinë, Istog, e Podujevë, nuk kanë ndarë fond të veçantë për mbështetjen e këtyre komunave.

Murati ka deklaruar se nuk kanë të dhëna për dëmet e shkaktuara në komunat e prekura nga vërshimet.


“Jemi në kontakt të vazhdueshëm, janë ministritë përkatëse, qoftë MAPL që mbikëqyrur pushtetin lokal, qoftë Ministria e Bujqësisë për dëmet në bujqësi. Jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe sapo të kemi edhe shifra dhe vlerësimet nga komisionet përkatëse, normalisht që si qeveri pastaj do të shohim se cilat janë mundësitë për t’i mbështetur të gjitha këto komuna”, tha Murati.

Ai pas prezantimit të platformës “Super Puna” që ka për qëllim punësimin e të rinjve, ka folur edhe për dyfishimin e tatimit në pronë, ku tha se ka vullnet nga komunat për faljen e tatimin për tatimpaguesit në vlerë deri në 100 euro. Teksa paralajmëroi se për këtë do të bëjnë ndryshimet ligjore.

“Ka vullnet nga ana e komunave. Ne do ta procedojmë ligjin e ri, i cili do të përmbajë edhe dispozitën që të zbritet nga fatura e sivjetshme, shuma deri në 100 euro. Kjo gjë është thënë edhe po bëhet, shumë shpejt do të dërgojmë për konsultime të brendshme, e pastaj për konsultime publike-projektligjin e ri, i cili do të mundësojë këtë gjë. Dhe është më rëndësi që të gjenden sa më shumë mënyra që të lehtësohet jeta e qytetarëve”, ka përfunduar ai. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Ekonomi
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Ekonomi
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Botë
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Botë
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Kalo në kategori