LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Më 4 shkurt duhet të tregojmë bashkim kombëtar dhe përkushtim për përmbushjen e qëllimeve tona strategjike

Spasovski: Më 4 shkurt duhet të tregojmë bashkim kombëtar dhe përkushtim për përmbushjen e qëllimeve tona strategjike

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sonte në TV Sitel, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me tensionet rreth përkujtimit të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçev, bëri thirrje për unitet dhe bashkim kombëtar dhe se kjo ditë duhet të jetë një rast më shumë për të kapërcyer dallimet mes bullgarëve dhe maqedonasve.

“Arritja e çdo qëllimi, sidomos e interesave më të rëndësishme strategjike kombëtare, nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, në asnjë kohë, për asnjë çështje… Duhet të kesh guxim për këtë. Dhe më e rëndësishmja, ne duhet të kemi unitet kombëtar për të gjitha këto çështje. Prandaj mendoj se më 4 shkurt, pas gjithë tensioneve të ngritura, Maqedonia e Veriut duhet të tregojë unitet kombëtar. Të tregojmë se jemi të bashkuar kur bëhet fjalë për interesat tona kombëtare. Nëse e tregojmë, nuk ka njeri që mund të na kërcënojë dhe nuk ka forcë që mund të jetë më e fortë me propagandë sesa forca e qytetarëve dhe e njerëzve që duan të arrijnë qëllimet strategjike”, tha ministri Spasovski.

Ai theksoi se policia, duke marrë të gjitha masat e nevojshme dhe me përkushtim të plotë, do ta sigurojë ngjarjen në mënyrë që të ruhet plotësisht paqja dhe siguria për të mundësuar një festë dinjitoze të ditëlindjes së Goce Dellçevit.


“Ministria e Brendshme gjithmonë merr vendime në bazë të informacioneve dhe të dhënave që mbledh në mënyrë analitike dhe si institucion nuk mund të udhëhiqet nga ajo që publikohet në rrjetet sociale apo nga politika e strukturave të ndryshme politike. Ky shtet funksionon, ka institucione që janë përgjegjëse për rendin dhe qetësinë publike dhe ruajtjen e të gjitha aspekteve të dinjitetit të shtetit maqedonas dhe të popullit maqedonas”, theksoi ministri Spasovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori