Pas vërshimeve nga reshjet e dendura të shiut, të enjten janë evakuuar rreth 120 familje në Komunën e Skenderajt.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin kryetari i kësaj komune, Fadil Nura i cili shtoi se gjendja sot është më stabile dhe se niveli i ujit ka rënë dukshëm.
Sipas tij, dëmet janë shumë të mëdha si në infrastrukturë, në ekonomi familjare dhe në biznese.
“Sot gjendja është më stabile, niveli i ujit ka rënë dukshëm, është i qetë dhe reshjet janë ndal, por dëmet janë shumë shumë të mëdha, si në infrastrukturë, si në ekonomi familjare, biznes. Vlerësohet me miliona dëme që janë të shkaktuara”, ka thënë ai.
Nura po ashtu theksoi se familjarët e evakuuar janë strehuar tek familjarët e tyre, po sot siç tha ai kanë kërkesa që t’i përkrahim me gjëra ushqimore dhe nevoja tjera.
“Rreth 120 familje janë evakuuar të cilët janë akomoduar tek familjarët dhe farefisi. Deri tani nuk kemi pasur kërkesa për akomodim. Përveç që kanë filluar kërkesat në përkrahje të gjërave ushqimore dhe nevoja tjera”.
I pyetur se a kanë marr ndihmë nga niveli qendror, Nura tha: “Me thënë të drejtën me këto mundësi që i kemi jemi përpjek sidomos ditën e djeshme. Sigurisht kemi nevojë jashtëzakonisht shumë nga niveli qendror, e deri më tani nuk kemi marr përveç një ekipi të FSK-së që kanë qenë dje prej 7-8 personash. Deri më tani nuk kemi diçka konkret. Përveç që kemi fol në telefon dhe më kanë pyetur se si është gjendja, më shumë jo”.
Ndryshe, vërshimet e mëdha nga reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa komuna të Kosovës, si në objekte banimi, toka bujqësore dhe bllokimin e shumë rrugëve.
Gjendja më e vështirë është raportuar në Komunën e Skenderajt, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut, ku shumë familje kanë dal nga shtëpitë e tyre për ta kaluar natën tek familjarët e të afërmit e tyre, për shkak se objektet e tyre të banimit janë vërshuar nga uji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe