Maqedoni: Të premten skadon afati për paraqitje për furnizim me energji elektrike të subvencionuar nga 1 shkurti
Shkollat fillore dhe të mesme që ende nuk janë regjistruar në konkursin për marrjen e subvencionuar të energjisë elektrike, këtë duhet ta bëjnë menjëherë, deklaroi sot këshilltari për energjetikë në Qeveri, Viktor Andonov dhe shtoi se afati për regjistrimi për furnizim me energji elektrike të subvencionuar nga 1 shkurti përfundon të premten më 20 janar.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) gjatë ditës së djeshme u bëri thirrje shkollave të aplikojnë për energji elektrike të subvencionuar, për të cilën shërbimet e EMV janë në dispozicion të tyre. Është interes i përbashkët që fëmijët të kenë mësim të pandërprerë dhe klasa të ngrohta, kurse shkollat të kenë fatura më të ulëta të rrymës”, tha Andonov në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Vlerësoi se viti filloi me prodhim stabil vendor të energjisë elektrike dhe për disa ditë radhazi në janar, siç tha ai, EMV prodhon dhe shet tepricat e energjisë elektrike gjatë natës.
“Për periudhën nga 12 deri më 17 janar janë shitur gjithsej 1980 megavat orë energji elektrike, si teprica natën, në një procedurë publike dhe transparente të zhvilluar nga EMV. Nga ana tjetër, bilanci energjetik i datës 17 janar 2023, tregon se prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike arrin në 17.752 megavat orë, nga të cilat 13.801 megavat orë janë prodhuar nga termocentralet, ndërsa 3.951 megavat orë energji elektrike janë prodhuar nga burime të rinovueshme të energjisë. Janë shitur teprica të energjisë elektrike gjatë natës prej 330 megavat orë. Me këto sasi plotësohen plotësisht nevojat e amvisërive dhe të konsumatorëve të vegjël”, theksoi Andonov.
Ai theksoi se nga kjo plotësohen edhe nevojat e spitaleve, shkollave, ndërmarrjeve publike, kompanive nga sektori ushqimor dhe objekteve të tjera të infrastrukturës jetike në vend, të cilat si detyrim shtesë për furnizim me energji elektrike pas çmimeve të subvencionuara i ka marrë EMV Funizim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City