Keni pasur gjithmonë buzë të çara? Urgjentisht duhet ta bëni analizën e gjakut!
Një simptomë që të gjithë e injorojnë tregon një sëmundje që duhet trajtuar menjëherë
Ju janë vazhdimisht buzët të çara dhe nuk ju ndihmon as aplikimi i përditshëm i yndyrës së rrushit as preparate të ngjashme?
Kjo do të mund të jetë një simptomë e cila paralajmëron një gjendje serioze, thonë mjekët!
Buzët e çara nuk shfaqen vetëm që keni shprehi të keqe që vazhdimisht i lëpini buzët, që qëndroni shpesh në lokale ku ajri është shumë i thatë apo, megjithatë, jashtë janë temperaturat jashtëzakonisht të ulëta.
Ekspertët thonë që mund të paralajmërojnë aneminë! – transmeton Telegrafi.
Buzët e plasaritura shfaqen jo vetëm për shkak të ajrit shumë të thatë në ambiente të mbyllura, ngricave të forta ose zakonit të lëpirjes së vazhdueshme të buzëve, por edhe si pasojë e anemisë. Kjo gjendje është në fakt një nivel i reduktuar i hemoglobinës dhe rruazave të kuqe të gjakut dhe mund të jetë e rrezikshme.
Anemia është shpesh një simptomë që diçka në trup nuk funksionon siç duhet, mund të tregojë sëmundje onkologjike ose të shoqëruara me gjakderdhje kronike (ulcera ose sëmundje erozive të sistemit tretës, hemorroide). Ekspertët e konsiderojnë aneminë një gjendje shumë të rëndë dhe vëmendje e veçantë i kushtohet simptomave që e tregojnë atë.
Mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje kërcënuese për jetën
Ju mund të përcaktoni se buzët e plasaritura janë një shenjë e anemisë sipas specifikave të caktuara. Këto çarje ndodhin në cepat e gojës dhe janë aq të dhimbshme sa shkaktojnë probleme gjatë ngrënies, madje edhe për të qeshur.
Shkencëtarët kanë zbuluar se në 35 për qind të rasteve, shkaku i cheilitisit angular, është mungesa e hekurit. Në këtë rast, kremrat dhe lubrifikantët nuk do të ndihmojnë. E vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin është trajtimi i anemisë dhe zëvendësimi i mungesës së hekurit.
Përveç kësaj, disa ushqime mund të jenë të dobishme. Shtuka (Esox lucius) është një nga peshqit më të dobishëm për problemet e mungesës së hekurit! 100 g e këtij peshku përmban dyfishin e sasisë ditore të kobaltit dhe ky element rikthen vitaminën B12. Mungesa e kësaj vitamine, rezulton, është një shkak i zakonshëm i anemisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit