Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së Rashit Qalaj ka thënë se pjesëtari i FSK-së dy plagosjet në Shtërpcë nuk i ka bërë me armë zyrtare, por me armë personale, të cilën e ka pasur me leje.
“Incidenti ka ndodhur nga një qytetar i këtij vendi, i cili ka rastisur të jetë pjesëtar i Forcave të Sigurisë. Ai nuk e ka pasur armën zyrtare. Ai ka pasur, me informatat që unë i kam, një armë tjetër me leje. Por, ai nuk e ka shkaktuar incidentin në kapacitet të pjesëtarit të Forcave të Sigurisë së Kosovës”- ka thënë ai në emisionin #KallxoPernime.
Ai e ka quajtur këtë një incident të panevojshëm dhe është shprehur se pret nga policia dhe prokuroria që ta zbardhin këtë rast.
Sipas tij, problemi kryesor është mungesa e prezencës së shtuar të policisë në qytete dhe në objekte të trashëgimisë kulturore e fetare, gjatë festës së Krishtlindjeve Ortodokse.
Ai tregoi se edhe një ditë pas incidentit, kur ka kaluar në atë pjesë, nuk ka parë shtim të prezencës së policisë.
32 vjeçari A. K., është arrestuar më 6 janar, pas plagosjes së dy të rinjve, njëri 11 e tjetri 21 vjeç në fshatin Gotovushë të Shtërpcës. Ndaj të dyshuarit, i cili është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjykata e Ferizajt i ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj.
Sipas Prokurorisë ndaj të njëjtit rëndojnë akuza për tri vepra penale. A.K., është i dyshuar për veprat penale, “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Kjo ngjarje ka ngjallur reagim të serbëve lokal në Shtërpcë, të cilët po atë ditë për disa orë bllokuan rrugën, ndërsa të nesërmen mbajtën një protestë./Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama