Shpikësi i “www” dëshiron që ne të rimarrim të dhënat tona nga gjigantët e teknologjisë
Interneti ka bërë një rrugë të gjatë që kur Tim Berners-Lee shpiku rrjetin botëror – “www” – në vitin 1989. Tani, në një epokë shqetësimi në rritje për privatësinë, ai beson se është koha që ne të rimarrim të dhënat tona personale.
Përmes “startup-it” të tyre Inrupt, Berners-Lee dhe drejtori ekzekutiv John Bruce kanë krijuar “Solid Pod” – ose Dyqanin e të Dhënave Personale në internet.
Kjo u mundëson njerëzve që të mbajnë të dhënat e tyre në një vend qendror dhe të kontrollojnë se cilët njerëz dhe aplikacione mund të qasen tek të dhënat e tyre, në vend që t’i ruajnë ato nga aplikacionet ose sajtet në të gjithë ueb-in, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit mund të marrin një Pod nga një sërë ofruesish nga dyqanet në ueb si Amazon, ose të drejtojnë vetë serverin e tyre, nëse kanë njohuritë teknike. Tërheqja kryesore për vetë-strehimin është kontrolli dhe privatësia, bënë ditur Berners-Lee.
Jo vetëm që të dhënat e përdoruesve janë të sigurta nga korporatat dhe qeveritë, por ka më pak gjasa të vidhen nga hakerat, deklaroi Bruce për CNN.
“Mendoj se të gjithë kemi kuptuar se vlera e ueb-it është e mishëruar në të dhënat që janë në dispozicion brenda saj”, shton ai. “Në këtë botë të re ku ju kujdeseni për të dhënat tuaja, ajo nuk jeton në hapësira të mëdha që janë objektiva fitimprurës për sulmuesit”.
Platforma e Inrupt po testohet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar dhe nga qeveria e rajonit belg të Flanders. Kjo e fundit planifikon të përdorë Pods për t’i lënë qytetarët e saj të zgjedhin se si të ndajnë të dhënat e tyre personale.
Tim tha: “Të zotërosh të dhënat e tua dhe të kontrollosh me të vërtetë infrastrukturën tënde tregtare në internet është diçka që Web 3 do ta mundësojë. Në fund të fundit do të jetë diçka vërtet transformuese për përdoruesit”. Berners-Lee shpreson se platforma e tij do t’ua kthejë kontrollin përdoruesve të internetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp
Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)
Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit
Apple mbrohet: Siri nuk u dërgon reklamuesve të dhënat e përdoruesit
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025