LAJMI I FUNDIT:

Kyle Walker bëri një rivënie të çuditshme të topit në lojë, për pak sa nuk i ‘hoqi kokën’ Bernardo Silvës

Kyle Walker bëri një rivënie të çuditshme të topit në lojë, për pak sa nuk i ‘hoqi kokën’ Bernardo Silvës

Kyle Walker dhe Bernardo Silva patën një moment të çuditshëm, por edhe gazmor gjatë fitores së Manchester City ndaj Chelsea të enjten mbrëma.

City e mbylli diferencën ndaj liderit të ligës, Arsenalit, me vetëm pesë pikë pas fitores 1-0 në Stamford Bridge.


Zëvendësuesi i pjesës së dytë Riyad Mahrez shënoi golin e vetëm nga një distancë e afërt pas asistimit të përkryer të Jack Grealish në minutën e 63-të.

Por një moment në pjesën e parë që përfshin Walker dhe Silva ka bërë që njerëzit të flasin në internet, duke i befasuar fansat.

Në minutën e 35-të, mbrojtësi i djathtë anglez i Cityt ishte përgjegjës për një rivënie, por rivënia e topit në lojë nga ai ishte shumë e çuditshme.

Ai shikoi përreth për opsione përpara se të merrte një vendim të çuditshëm. Ai gjuajti topin me shpejtësi të madhe dhe goditje të fortë drejt Silvës, i cila u largua nga rruga pas nuk kishte shanse ta ndalonte me gjoks apo kokë.

Silva njihet për tekniken e tij të mirë për ndalimin e topit, por Walker definitivisht po mbivlerësonte aftësitë e shokut të tij të skuadrës, pasi ai e lëshoi ​​topin drejt në fytyrën e tij.

Pep Guardiola padyshim që nuk ishte i impresionuar pasi zëvendësoi reprezentuesin anglez në pushimin mes pjesëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori