Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare të titulluar “Nga Trashëgimia – Xhubleta”, e cila u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në nevojë për mbrojtje urgjente nga UNESCO në vitin 2022.
Xhubleta, veshja tradicionale me origjinë të lashtë, tipike për gratë e Shqipërisë së Veriut, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, është një fund popullor i valëzuar, në formë zileje që përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Ajo mbahet e varur në supe me dy rripa të gjerë.
Në shekullin e XVIII-të, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: e zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë kraholinet, xhoka, kërdhokulla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta është një fund në trajtë kambane, që vjen e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e prapme.
Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kulturës sonë Iliriane, nëpërmjet së cilës ne paraqesim historinë e humbur të kombit tonë që malësorët tanë e përcollën deri në vitet 1950 -1960, pra është e vetmja që jep identitetin e kombit shqiptar nëpërmjet motiveve, ku emblema më e dukshme për të gjitha është shqiponja.
Filatelia e Postës së Kosovës, kësaj radhe nga thesari i etnologjisë na sjell imazhin e bukur të Xhubletës në pulla postare, përmes të cilave do të promovojë kudo nëpër botë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe materiale të pafundme që ka atdheu ynë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251