Rakuni një kafshë e vërtetë hajdute: Hap pa problem brava shumë komplekse
Shikoni videon me të cilën janë testuar aftësitë dhe inteligjenca e tij prej hajduti
Shkencëtarët kanë konstatuar që rakuni mund të hapë 11 deri 13 brava komplekse në më pak se dhjetë përpjekje dhe nuk ka probleme nëse janë bërë ndryshime më të vogla në sistemin e bravave, transmeton Telegrafi.
Ku jetojnë rakunët
Numri më i madh i rakunëve jetojnë në Amerikën Veriore, pjesë të Meksikës, Kanadasë dhe Amerikës së Jugut. Nga pyjet e shirave deri te rrugët e qyteteve, rakunët përshtaten në çdo habitat.
Kudo që të shpërngulen, territorin e tyre do ta shënojnë me urinë, jashtëqitje dhe sekrecione nga gjëndrat anale.
Rakuni amerikan: pamja e kafshës
Njihen sipas maskës së zezë specifike rreth syve (maskës prej banditi) dhe rrathëve ngjyrë të errët në bisht. Pjesën tjetër të trupit e mbulon gëzofi i errët – i kafenjtë.
Mund të rriten deri në 95 centimetra dhe të peshojnë deri në 10 kilogramë.
Nuk mund të vrapojnë shpejt dhe të kërcejnë lart për shkak të këmbëve të shkurtra, por janë notarë të shkëlqyeshëm. Mund të qëndrojnë në ujë për disa orë.
Ushqimi
Rakunët hanë gjithçka dhe çdo gjë që mund të gjejnë afër vetes. Ata hanë bretkosa, peshq, insekte, minj dhe bimë.
Ata kanë putra të përparme shumë të ndjeshme dhe gishtërinj shumë të lëvizshëm mbi to.
Ata ushqehen në muajt e ngrohtë dhe bien në dimër.
Janë kafshë nate që komunikojnë me tinguj të ndryshëm. Ata kanë deri në 13 tinguj të ndryshëm me një kuptim specifik, dhe shtatë prej tyre përdoren nga nënat dhe foshnjat kur komunikojnë. Për më tepër, të gjithë rakunët kanë dëgjim të shkëlqyeshëm.
Sjellja
Dikur besohej se rakunët janë kafshë që u pëlqen të jetojnë vetëm, por sot shkencëtarët regjistrojnë grupe meshkujsh ose femrash që urinojnë së bashku në një habitat të caktuar.
Edhe meshkujt jetojnë në grupe prej 4 rakunësh, gjë që i ndihmon shumë në mbrojtje kundër grabitqarëve dhe rreziqeve të tjera.
Shumimi
Femra mbart nga një deri në shtatë këlyshë dhe ata jetojnë në një zgavër të një pemeë. Kur një nënë rakun lind një të ri, ajo do të izolohet nga grupi dhe meshkujt agresivë derisa të rinjtë të rriten.
Rakunët e egër jetojnë vetëm dy deri në tre vjet, dhe në robëri deri në 16 vjet.
A e dini se…
Një rakun sa herë që mundet, shfrytëzon rastin që të pastrojë ushqimin e tij para se ta hajë atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!
Kontakti me sy mund të ndryshojë jetën tuaj
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit