Kritiku i artit Kelly Grovier, për BBC-në ka përzgjedhur 14 fotografitë më interesante të këtij viti, duke përfshirë ushtarët ukrainas që luajnë shah me kokteje molotov, protestuesit iranianë dhe zjarret në Spanjë dhe në ShBA, dhe i krahason ato me veprat ikonie të artit. Pjesë të shkrimit të tij, Telegrafi e sjellë si më poshtë.
Demonstrata kundër imigracionit të paligjshëm, Ikike, Kili, janar 2022: Fotografi që mund të krahasohet me pikturën e Salvador Dalit, “Makina e qepjes me ombrella” (1941)
Protesta në mbështetje të grave iraniane, Stamboll, Turqi, shtator 2022: Në pikturën e saj të vitit 1940, “Autoportret me flokë të prera“, krijuar një muaj pas ndarjes nga muralisti meksikan Diego Rivera, Frida Kahlo na mundëson të shohim copëzat e prera, me gërshërët ende në dorë, si fijet e vetes që dikur ndjente duhet të shpërndahej gjithandej.
Nebula Karina e fotografuar nga teleskopi: Instinkti ynë për të lexuar spektrin e largët yjor në gjuhën tokësore të peizazheve, nuk është shumë e re dhe mund të shihet në konturet tokësore të një harte të kozmosit të actekëve të shekullit XVI.. Diagrami i përpunuar i lëkurës së drerit e vendos perëndinë e zjarrit Shiutekulti në qendër të hartës qiellore, i rrethuar nga pemë kozmike që shpërthejnë në të katër drejtimet, sikur qiejt të ishin një pyll i pazbuluar me simetrinë që na pret të endemi dhe të hulumtojmë.
Zjarri shkatërron një shtëpi në Kaliforni, ShBA, korrik 2022: Një pikturë e artistit britanik JMW Turner, e një dhome në një shtëpi të madhe të përfshirë nga rrezet e diellit, mund të jetë dukur dikur kërcënuese në ndezjen e saj imagjinare. Krahasuar me foton e Noah Bergerit, kanavaca ndihet se ka plot gjallëri poetike.
Ushtarët ukrainas luajnë shah me kokteje molotovi, Kiev, Ukrainë, mars 2022: Imazhi i ushtarëve të ulur në një tabelë shahu që simbolizon konfliktin më të madh që thellohet rreth tyre, të kujton gjeometritë intensive të pikturës kubistike të artistit francez Jean Metzinger, “Ushtari në një lojë shahu” (rreth vitit 1914), krijuar në muajt e parë të Luftës së Parë Botërore. Tmerret e luftës cilat Metzinger i dëshmoi nga distanca e afërt, si mjek i vendosur në Francën verilindore.
Protestuesit demonstrojnë kundër kufizimeve të rrepta të Kinës për koronavirus, Hong-Kong, nëntor 2022: Në përshkrimin e Dinastisë Song të shekullit XIII të “Varkës me vela që kthehet nga bregu i largët”, artikulohet një skenë poetike, por shprehet edhe boshllëku në të cilën ata notojnë – oqeani i të bardhës asgjësuese.
Murgjit pastrojnë trotuarin në Katmandu, Nepal, shkurt 2022: Fotografi kjo që i bën jehonë pikturës së realistit francez Jean-François Millet, me tri gra që nxjerrin kërcejtë nga një fushë. Dy skenat duken të skalitura nga e njëjta butësi e hollë e hijes dhe dritës.
Emigrantët që udhëtojnë për në ShBA, Sidad Migel Aleman, Meksikë, qershor 2022: Atmosfera i ngjanë pikturës së artistit gjerman të barokut, Adam Elsheimer, të “Ikjes për në Egjipt”. Kjo pikturë vlerësohet si e para natyraliste dhe është krijuar më 1610 kur Elsheimer ishte vetëm 32 vjeç.
Mbështetësit e grupit aktivist “Just Stop Oil” protestojnë në Galerinë Kombëtare, Londër, Mbretëria e Bashkuar, korrik 2022: Në korrik 2022, dy mbështetës të grupit të aktivistëve mjedisorë “Just Stop Oil”, kërkuan që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të ndalojë licencimin dhe prodhimin e karburanteve të reja fosile. Ata u kapën për kornizën e peizazhit të famshëm të artistit romantik, John Constable. Aty ku piktura origjinale portretizon një skenë piktoreske të kuajve që tërheqin një vagon përgjatë lumit Stur në Anglinë Lindore, vizioni distopian i protestuesve përshkruan zonën e shkatërruar nga veprimet e pakontrolluara në mjedis.
Elon Musk mban një lavaman në selinë e Twitterit, Kaliforni, ShBA, tetor 2022: Kur artisti francez i avantgardës, Marcel Duchamp, vendosi një urinore dhe i vuri emrin “R Mutt” duke e propozuar si vepër arti në vitin 1917, veprimi i tij shihej si akt i guximshëm. Në fund Duchamp fitoi, duke bindur publikun se natyra e artit nuk rregullohet kurrë.
Protesta e aktivistëve pro-zgjedhjes, pranë Gjykatës së Lartë të ShBA, Uashington, ShBA, korrik 2022: Artistja konceptuale serbe Marina Abramovic, në vitin 1975, për veprën e saj të performancës “Buzët e Tomasit” preu yllin në barkun me thikë, ndërsa shtrihej e zhveshur në një bllok akulli. Askush nga publiku nuk ndërhyri për ta ndaluar dhimbjen e saj.
Princi George shikon makinën e kortezhit shtetërore, Mbretëria e Bashkuar, shtator 2022: Kjo aftësi për të shkrirë shtresat e dukshme të materialeve dhe emocioneve të kujton një seri të jashtëzakonshme pikturash nga artisti irlandezo-verior Colin Davidson, i cili pikturoi edhe Mbretëreshën Elizabeth në vitin 2016.
Zjarri në A Canjiza, Spanjë, gusht 2022: Zjarri galician mori formën e një dragoi dredharak, sikur të imitonte shkronjën “S” nga një libër kori holandez të shekullit XII.
Lionel Messi dhe ekipi argjentinas i futbollit, festojnë fitimin e Kupës së Botës për meshkuj, Katar, dhjetor 2022: Ka diçka të ngjashme me euforinë e shprehur nga artisti holandez i shekullit XVII, Gerard van Honthorst’s, në pikturën “Violinisti i buzëqeshur”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje