Nga mesi i muajit dhjetor, Bashkimi Evropian ngriu një shumë prej disa miliardë eurosh për Hungarinë. Tani për Hungarinë janë në pikëpyetje gjithsej 22 miliardë euro. Vetëm në këmbim të reformave ka ende një mundësi për t’ia dhënë Hungarisë.
Në mosmarrëveshjen për respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës, përballë Hungarisë Komisioni Evropian i merr gjërat seriozisht.
KE-ja njoftoi ngrirjen e përkohshme të të gjitha fondeve të kohezionit që Hungaria do të marrë në vitet e ardhshme.
Qëllimi i këtij fondi është të promovojë harmonizimin e kushteve të jetesës në shtetet anëtare të BE-së. Fondet ishte planifikuar fillimisht t’i jepeshin Hungarisë midis viteve 2023 dhe 2027.
Mungesë e lirisë për drejtësinë dhe diskriminim
KE-ja ka denoncuar prej vitesh shkeljet e parimeve të shtetit të së drejtës nga Hungaria, veçanërisht në lidhje me pavarësinë e drejtësisë, lirinë e shkencës dhe të drejtën e azilit. Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili ndalon ekspozimin e homoseksualitetit dhe transeksualitetit, gjithashtu nuk është në përputhje me Kartën Evropiane të të Drejtave Themelore. Siç ka theksuar komisionarja evropiane Elisa Ferreira, ndihma financiare nga Fondi i Kohezionit mund të ketë efekt vetëm “nëse korniza institucionale dhe ligjore është adekuate dhe nëse zbatohet në përputhje me rregullat dhe vlerat e BE-së”.
Eurodeputeti i të Gjelbërve, Daniel Freund foli për një “sensacion”.
“Përballë kursit autoritar të qeverisë hungareze nën Viktor Orbanin si dhe shkeljeve sistematike të të drejtave themelore, shtetit të së drejtës dhe parimeve demokratike, është absolutisht e drejtë të bllokohen paratë evropiane në një masë të tillë”, tha Ferund.
Fondet e para të ngrira në mes të dhjetorit
Një javë e gjysmë më parë, shumica e vendeve anëtare të BE-së kishin votuar për ngrirjen e një pjese të fondeve të kohezionit – vendet kishin rënë dakord për një shumë prej 6.3 miliardë eurosh. Gjermania kishte votuar gjithashtu pro ngrirjes së pagesave.
Kësaj i shtohen edhe 5.8 miliardë euro që do t’i paguheshin Hungarisë nga fondi i BE-së për rindërtimin e Corona-s dhe të cilat gjithashtu janë ngrirë.
Kërkohen shumë reforma
Për të qenë ende në gjendje të marrë fonde evropiane, Hungaria duhet të përmbushë tani një katalog të kërkesave të vendosura nga Komisioni Evropian. Ky plan përfshin 27 pika.
Komisionari Evropian për Çështjet Sociale, Nicolas Schmit nënvizoi gatishmërinë e BE-së për të “punuar ngushtë” me Hungarinë për të “siguruar që hungarezët të përfitojnë nga kjo ndihmë e rëndësishme e BE-së, duke respektuar plotësisht Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së”.
Qeveria hungareze ka nevojë për mbështetje financiare nga BE: inflacioni aktualisht është në 26 për qind. Për më tepër, Hungaria duhet të përballet me një borxh publik në rritje dhe një monedhë kombëtare gjithnjë e më të dobët. /Deutschw Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë