Këtë gabim e bëjmë kur shtojnë hudhër në gjellë: Kjo e bën atë të hidhur dhe të vështirë për t’u tretur
Hudhra është përdorur prej shekujsh për të përgatitur pjata të ndryshme dhe është e shëndetshme sepse ka një përmbajtje të lartë të antioksidantëve
Gjithashtu ka veti të fuqishme antivirale, antibakteriale dhe anti-inflamatore.
Ajo që e bën këtë artikull kaq të shëndetshëm është përmbajtja e mineraleve dhe vitaminave.
Hudhra është një artikulli i fuqishëm i cili posedon cilësi shëruese, por vetëm nëse përpunohet termikisht në mënyrën e duhur.
Nëse përgatisni gjellë me hudhër, patjetër duhet t’u përmbaheni disa rregullave në mënyrë që të ruani shijen dhe të gjithë përbërësit e dobishëm, shkruan “Mirror”, përcjell Telegrafi.
Rregull themelor që duhet ta keni gjithmonë në mendje është që hudhra shtohet pak pra se të përfundojë zierja që të mos digjet dhe të mos bëhet e hidhur dhe që nga momenti kur e qëroni, e grimconi dhe e shtypni deri në hedhjen në gjellë duhet të kalojnë 10 minuta.
Ndryshimi i thjeshtë i teknikës së zierjes do t’ju ndihmojë të ruani materiet e dobishme.
Nutricionistët thonë që hudhrën duhet ta shtypni, ta imtësoni apo ta grini dhe ta mbani më larg nxehtësisë rreth 10 minuta.
Gjatë kësaj kohe krijohet sasia maksimale e alicinës, e cila mbetet e paprekur gjatë gatimit dhe që është lëndë ushqyese më e rëndësishme e hudhrës. Pas kësaj mund ta përdorni për tiganisje ose pjekje.
E vetmja gjellë ku duhet të vendosni hudhrën në fillim të gatimit është spinaqi. Por edhe atëherë hudhrën nuk guxoni ta vendosni në vaj të nxehtë, sepse do të digjet shumë shpejt. Kështu bëhet e hidhur dhe e vështirë për t’u tretur.
Temperatura mbahet në nivele të larta për një kohë të gjatë në një tigan me fund më të trashë, kështu që kur shtoni hudhër në pjatë, hiqeni tiganin nga soba sapo hudhra të marrë një ngjyrë të artë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'