Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë emëruar Kujtim Shalën Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, pas dorëheqjes së Burim Ramadanit nga kjo pozitë.
Emërimi i inspektorit të përgjithshëm bëhet mbi baza të integritetit, përputhjes ndaj standardeve të sigurisë së AKI-së, dhe përvojës në lëmi të sigurisë apo administrimit qeveritar në Kosovë.
Në bazë të ligjit në fuqi, Inspektori i përgjithshëm shërben për një mandat (4) katërvjeçar, që mund të përtërihet edhe për një mandat tjetër katërvjeçar.
Mirëpo asnjëri kryeinspektor i AKI-së deri më tani nuk kanë mundur t’i marrin dy mandatet.
Kryeinspektori i parë Agron Selimaj braktisi këtë pozitë për të marrë atë të drejtorit të AKI-së. Pasuesi i tij Shkëlzen Sopjani nuk mori besimin e presidentit të atëhershëm Hashim Thaçi për një mandat të dytë, derisa Burim Ramadani qëndroi në këtë pozitë për tri vite pa mundur ta përfundojnë mandatin e plotë.
Në AKI lëvizjet e shpeshta të strukturave drejtuese kane qenë të zakonshme që nga themelimi i saj.
Tre prej shefave të AKI dhanë dorëheqje ndërsa dy u shkarkuan duke bërë që asnjëri të mos përmbushë mandatin deri në fund.
I vetmi që ka përfunduar një mandat të plotë ka qenë drejtori i parë, Bashkim Smakaj, i cili ishte emëruar në këtë post në shkurt të vitit 2009. Një vit pas riemërimit, më 2015 ai kishte dhënë dorëheqje, duke u zëvendësuar nga Agron Selimaj.
Fatin e njëjtë me drejtorin e parë të AKI e pati edhe pasuesi i tij, Agron Selimaj, që deri në atë kohë kishte pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm brenda këtij institucioni. Për më pak se dy vite sa kishte shërbyer në krye të Agjencisë për Inteligjencë, Selimaj kishte njoftuar se dorëhiqet për arsye familjare.
Driton Gashi pasoi Agron Selimajn në pozitën e drejtorit të AKI-së. Mirëpo, sikurse dy ish- drejtorët e kaluar, edhe ky nuk arriti ta përfundojë mandatin e rregullt pesëvjeçar. Shkarkimi i tij erdhi pas një skandali. Spiunët e AKI-së kishin bashkorganizuar deportimin e disa shtetasve turq. Për këtë, kryeministri i tanishëm kishte vendosur që ta shkarkojë atë.
Në prill të viti 2018 Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, njëri në cilësinë e presidentit e tjetri të kryeministrit emëruan Shpend Maxhunin drejtor të Përgjithshëm të AKI-së. Por i njëjti dha dorëheqje në fund të vitit 2019 pa arritur të përmbushë mandatin.
Pasues i Maxhunit në AKI ishte Kreshnik Gashi. Mirëpo edhe Gashi nuk arriti ta kryej mandatin 5-vjeçar pasi një vit pas emërimit u shkarkua nga kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti.
Nga prilli i këtij viti drejtor i AKI-së është Petrit Ajeti.
Eksperti i sigurisë Drizan Shala, thotë se pozitat e tilla si drejtori, zëvendësdrejtori apo edhe kryeinspektori i AKI-së bëhen mbi baza politike dhe sipas tij krerët institucional përcaktojnë se me kënd dëshirojnë të vazhdojnë zbatimin e politikave nacionale që lidhen me fushën e sigurisë.
Mirëpo Shala thotë se ndryshimet e tilla të shpeshta të këtyre pozitave, jo domosdoshmërisht i kontribuojnë stabilitetit institucional.
“Ndaj mendimin që ndërrimet (dorëheqjet/ shkarkimet) e tilla të shpeshta në sektorët vital të shtetit jo domosdoshmerisht mund të kontribuojnë në stabilitetit institucional. Kushdo që vjen në pozita të tilla, tani dhe në të ardhmen, kriter kryesor duhet të jetë ai i meritokracisë në fushën e sigurisë duke garantuar pavarësinë nga preferencat politike”, ka deklaruar tutje eksperti i sigurisë.
Agjencia Kosovare e Inteligjencës u themelua pas pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në shkurt të vitit 2008./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe