LAJMI I FUNDIT:

I ngec predha e Luftës së Parë Botërore në anus, autoritetet e sigurisë evakuojnë pjesërisht spitalin në Francë nga frika e ndonjë shpërthimi

I ngec predha e Luftës së Parë Botërore në anus, autoritetet e sigurisë evakuojnë pjesërisht spitalin në Francë nga frika e ndonjë shpërthimi

Një spital në Francë u evakuuar pjesërisht të shtunën, pasi një qytetar arriti me një predhë nga Lufta e Parë Botërore që i kishte ngecur në anus.

Pacienti 88-vjeç vizitoi spitalin Sainte Musse në Toulon të Francës, ku i nxorën mjetin shpërthyes nga anusi – duke i detyruar autoritet e sigurisë të evakuojnë pjesërisht spitalin, nga frika se mund të vie deri te ndonjë shpërthim, transmeton Telegrafi.


“Kjo urgjencë ndodhi të shtunën mbrëma, ku nga frika se mund të ndodhë ndonjë shpërthim, është evakuuar reparti i pediatrisë dhe disa tjera”, tha zëdhënësi i spitalit.

“Është dashur të menaxhojmë rrezikun nga ndonjë shpërthim i mundshëm. Kishim dyshime dhe për këtë evakuuam pjesërisht spitalin”,  shtoi ai.

Madje në vendin e ngjarjes dolën edhe ekspertë të deminimit, por sipas tyre kishte pak gjasa të shpërthen predha brenda trupit të burrit.

Bëhet fjalë për një koleksionues të gjësendeve nga Lufta e Parë Botërore. E mjekët kishin filluar menjëherë procesin e heqjes së mjetit shpërthyes, që ishte relativisht i madh që kishte ngecur në anusin e burrit.

Besohet se pacienti kishte futur mjetin shpërthyes në anus për të ndjerë kënaqësi seksuale.

“Mollë, mango apo edhe kanaçen e shkumës së rrojës jemi mësuar t’i shohim në trupin e pacientëve, por predhë, kurrë”, thanë mjekët. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori