LAJMI I FUNDIT:

Trendi më i rehatshëm i modës i sezonit: Tuta të leshta kanë pushtuar zemrat e të famshmeve

Trendi më i rehatshëm i modës i sezonit: Tuta të leshta kanë pushtuar zemrat e të famshmeve

Rehatia dhe eleganca janë ato që kompletet e leshta premtojnë

Rehatia dhe rastësia gjithnjë e më shumë po bëhen imperativ kur bëhet fjalë për kombinimin e modës.


Atletet tashmë një kohë i kanë hapur vetes rrugën me dëshirën që gjatë aktiviteteve të përditshme assesi nuk krijojnë kallo, nuk shtrëngojnë dhe nuk kufizojnë lirinë e lëvizjes.

Barten me funde, pantallona, në ngjarje të cilat kërkojnë kodin e veshjes elegante, por edhe në ato të cilat lejojnë veshje gjysmë elegante.

Edhe një hap drejt rehatisë është edhe trendi i fundit i modës – tutat e leshta, transmeton Telegrafi.

Motra më e famshme Kardashian promovoi komplete të ngrohta dhe të buta përmes markës së saj, dhe Hailey Bieber zgjedh pikërisht të tilla për shëtitjet e saj të përditshme.

Ato janë të përshtatshme për ditët e dimrit për shkak të materialit të leshit, zakonisht në kombinim me kashmir, ndërsa komoditeti është ajo që i bën ato një kombinim fitues të veshjeve të përditshme. Kafe me miqtë, një shëtitje, një ditë më të relaksuar në punë – nëse e lejon vendi juaj i punës, një mbrëmje kur miqtë mblidhen në shtëpinë tuaj…

Ka shumë raste në të cilat mund t’i vishni, dhe ato janë gjithashtu një zgjidhje e shkëlqyer për udhëtime.

Ky propozim i ri i modës mbulon më shumë shije dhe stile. Mezi u mirëprit nga ato zonja që preferojnë një stil sportiv, por është një zgjidhje edhe për adhuruesit e elegancës.

Zgjedhjet janë të shumta, ju takon juve, si gjithmonë përsa i përket modës, të ndiqni ndjesinë dhe nevojat e ditës suaj.

/Telegrafi/