Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka theksuar gjatë ditës se nuk janë tërhequr nga kundërshtimi i ligjit të pagave, që do t’ua ulte ndjeshëm pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve. Zogaj në një organizim të KGJK-së, ka folur edhe për punën në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Ai ka theksuar se deri më tani i kanë dërguar disa gjyqtar në Mitrovicë, përderisa janë duke e hartuar një plan veprimi për vitin 2023
Prej më shumë se një muaji, puna në Gjykatën Themelore të Mitrovicës Veriore nuk po vazhdon normalisht. Dorëheqja e gjyqtarëve serbë, ka bërë që shumë seanca të dështojnë.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka treguar se janë duke e hartuar një plan veprimi për punën e kësaj gjykate në vitin 2023.
“Kemi transferuar disa gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, një nga Istogu, dy nga dega në Vushtrri dhe shumë shërbime të tjera administrative të Gjykatës po suportohen nga Këshilli Gjyqësor dhe nga Gjykata Supreme. Ne jemi shumë optimist që edhe në fillim të muajit shkurt, edhe gjyqtarët të cilët janë aktualisht në programin fillestar në Akademinë e Drejtësisë do të kthehen në Gjykatë, pra do të dalim nga situata urgjente”, ka theksuar Albert Zogaj – Kryesues i KGJK-së.
Zogaj, në këtë organizim të KGJK-së, ka folur edhe për funksionimin e gjyqësorit në përgjithësi.
Ai ka theksuar se vazhdojnë ta kundërshtojnë qeverinë e Kosovës, që përmes ligjit të ri të pagave, po synon uljen e pagave për gjykatës dhe prokuror.
“Ne tashmë kemi një vendim të Gjykatës, të cilin nuk e diskutojmë dhe të gjithë besoj se duhet me e respektua. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për statusin e gjyqtarit dhe pagat është i qartë. Unë besoj se është krijua edhe opinioni publik se cili duhet të jetë statusi i gjyqtarit, pagat dhe garancionet dhe cilat duhet të jenë sjelljet e qeverisë konfirmo këtij diskutimi”, ka shtuar Albert Zogaj – Kryesues i KGJK-së.
Përderisa Këshilli Gjyqësor e ai Prokurorial akoma nuk kanë ofruar ndonjë zgjidhje, Vullnet Bugaqku nga KDI thekson se ajo mund të gjendet.
“Do të ishte e udhës që qeveria të krijoj një infrastrukturë të re ligjore, një ligj të ri, që pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rregullohen me ligj të veçantë dhe të mos preken më, të mos luhaten ose nëse vjen deri tek rritja e tyre të bëhet në raport me performancën ose vlerësimin e gjyqtarëve”, ka deklaruar Vullnet Bugaqku – KDI.
Në kundërshtim të uljes së pagave, Gjykatat dhe Prokuroritë për disa javë ndalën punën, duke e ndërprerë grevën vetëm pas vendimit të Gjykatës Themelore, që e pezulloi vendimin e qeverisë./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje