LAJMI I FUNDIT:

Joshua është këshilluar të qëndrojë një vit larg boksit

Joshua është këshilluar të qëndrojë një vit larg boksit

Ish-kampionit të boksit në kategorinë e peshave të rënda, Anothony Joshua, i është thënë se do t’i bënte mirë qëndrimi për një vit larg meçeve të boksit.

Britaniku pritej të kthehet me një ndeshje në fillim të vitit 2023, ku kishte shprehur interesim për një përballje me Tyson Fury apo Deontay Wilder. Por, siç duket rikthimi i AJ mund të shtyhet edhe për një kohë.


Ish-boksieri dhe kampioni botës, i kthyer në ekspert, Johnny Nelson, beson se data e propozuar e kthimit të Joshuas në fillim të vitit 2023 është shumë herët dhe pretendon se britanikut i duhet më shumë kohë për të rregulluar mentalitetin e tij ‘të thyer’.

Kjo vjen pak ditë pasi Eddie Hearn kishte konfirmuar se janë zhvilluar shumë bisedime që Anthony Joshua të përballet me Deontay Wilder në luftën e tij të radhës.

Joshua ka humbur tre nga pesë meçet e tij të fundit duke përfshirë humbjet e njëpasnjëshme ndaj Oleksandr Usyk.

Boksieri anglez pritet të rikthehet në ring në mars ose prill në O2 Arena, ndërsa kundërshtari tij nuk është konfirmuar ende. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori