LAJMI I FUNDIT:

127 ushtarë u larguan nga FSK gjatë këtij viti – opozita thotë se kjo është shifër alarmuese

127 ushtarë u larguan nga FSK gjatë këtij viti – opozita thotë se kjo është shifër alarmuese

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është duke diskutuar për gjendjen e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe situatën brenda FSK-së.

Lidhur me këtë është duke raportuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Anëtari i këtij komisioni nga PDK, Rashit Qalaj ka pyetur se sa është numri largimit të ushtarëve nga FSK, shkruan Telegrafi.


“Sfidat nuk janë të pakta. Gjatë këtij viti kemi pasur një brengë të gjithë anëtarët e komisionit për largimin e pjesëtareve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. E di që në baza mujore përafërsisht 16 janë larguar nga FSK dhe ndër arsyet kryesore ka qenë çështja e pagave”, ka thënë Qalaj.

Qalaj ka thënë se kemi parë koeficientet për ushtarët me ligjin e ri të pagave, derisa ka pyetur ministrin Mehaj se a do të ndikoj kjo në mos largimin e ushtarëve të FSK-së.

Mehaj iu përgjigj duke thënë se “kemi shikuar sesi të rriten më shumë pagat për pjesëtarët dhe më së paku për oficerët më lartë”.

Kurse zyrtarja e FSK-së ka treguar se gjatë këtij viti nga FSK janë larguar 127 ushtarë, pa përfshirë këtu ushtarët që kanë dalë në pensionim, shkruan Telegrafi.

Anëtari i këtij komisioni nga LDK, deputeti Anton Quni ka thënë se largimi i 127 ushtarëve është alarmues.

“Është numër alarmues largimi i 127 pjesëtareve nga FSK. Nuk dua ta fajësoj ministrinë, por duhet të jetë shqetësim i joni i përbashkët dhe duhet të punojmë së bashku që të identifikojmë arsyet e largimit të tyre”, ka thënë Quni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori