LAJMI I FUNDIT:

Topi i Artë i Botërorit: Lista me të gjithë fituesit dhe si vendoset lojtari më i mirë i turneut

Topi i Artë i Botërorit: Lista me të gjithë fituesit dhe si vendoset lojtari më i mirë i turneut
(Foto: Getty Images)

Fitimi i Kupës së Botës kërkon një përpjekje ekipore, me futbollin eliminues që kërkon kohezionin dhe bashkimin e një grupi.

Megjithatë, në mënyrë të pashmangshme, individët shkëlqejnë, veçanërisht ata jashtëzakonisht të talentuar dhe FIFA e vlerëson këtë me një sërë çmimesh.


Mes këtyre çmimeve është edhe Topi i Artë, i cili është i rezervuar për individin që është identifikuar si lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror.

Çfarë është Topi i Artë i Botërorit

Topi i Artë i Botërorit është çmimi që i jepet lojtarit më të mirë në një turne të caktuar të Kampionatit Botëror.

Sikurse Topin e Artë, FIFA ndan edhe Topin e Argjendtë për lojtarin që konsiderohet i dyti më i miri dhe Topin e Bronztë për lojtarin e tretë më të mirë.

Çmimi aktualisht sponsorizohet nga prodhuesi gjerman i veshjeve sportive, Adidas dhe revista sportive franceze, France Football.

Lista e fituesve të Topit të Artë të Botërorit

Viti Topi i Artë Topi i Argjendtë Topi i Bronztë
2022 Për t’u konfirmuar Për t’u konfirmuar Për t’u konfirmuar
2018 L. Modric (Kroaci) E. Hazard (Belgjikë) A. Griezmann (Francë)
2014 L. Messi (ARG) T. Muller (Gjermani) A. Robben (Holandë)
2010 D. Forlan (Uruguai) W. Sneijder (Holandë) D. Villa (Spanjë)
2006 Z. Zidane (Francë) F. Cannavaro (Itali) A. Pirlo (Itali)
2002 O. Kahn (GER) Ronaldo (Brazil) Myung-bo (Kore e J.)
1998 Ronaldo (Brazil) D. Suker (Kroaci) L. Thuram (Francë)
1994 Romario (Brazil) R. Baggio (Itali) H. Stoichkov (Bullgaria)
1990 S. Schillaci (Itali) L. Matthaus (GER P.) Maradona (ARG)
1986 Maradona (ARG) H. Schumacher (GER P.) Pr. Elkjaer (DEN)
1982 P. Rossi (Itali) Falcao (Brazil) K. Rummenigge

Çmimi i Topit të Artë të Botërorit është ndarë zyrtarisht që nga Kampionati Botëror i vitit 1982 në Spanjë, me legjendën e Italisë, Paolo Rossi, që e fitoi me atë rast.

Që atëherë është fituar nga disa prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, duke përfshirë Diego Maradona (1986), Ronaldo (1998), Zinedine Zidane (2006) dhe Lionel Messi (2014).

Lista e plotë e fituesve të Topit të Artë mund të shihet në tabelën e mësipërme, ku përfshihen edhe fituesit e Topit të Argjendtë dhe Topit të Bronztë.

Në vitin 1978, çmimi jozyrtar i lojtarit më të mirë të Kampionatit iu dha heroit të Argjentinës, Mario Kempes.

Kush ka fituar më shumë Topa të Artë të Botërorit

Asnjë lojtar nuk e ka fituar Topin e Artë të Botërorit më shumë se një herë, me 10 lojtarë të ndryshëm që janë kurorëzuar që nga viti 1982.

Maradona është afruar më së shumti, pasi e kishte fituar atë në 1986 përpara se të zinte vendin e tretë në turneun e vitit 1990, pas Lothar Matthaus dhe Salvatore Schillaci.

Portieri i Gjermanisë, Oliver Kahn, është portieri i vetëm që fitoi çmimin, pasi e mori atë në vitin 2002, me portierët që tani kanë edhe një kategori të tyren, Doreza e Artë.

Si zgjidhet fituesi i Topit të Artë

Fituesi i Topit të Artë të Kampionatit Botëror vendoset nga Grupi i Studimeve Teknike të FIFA-s, i cili harton një listë të ngushtë, ndërsa anëtarët e mediave ndërkombëtare, të cilët votojnë në bazë të lojtarëve në listën e ngushtë.

Natyrisht, faktorë të tillë si performanca e përgjithshme individuale, rëndësia për një ekip dhe performanca e ekipit hyjnë në lojë, si dhe statistika të tilla, si golat, asistimet dhe shënimet e pastra.

Çmimet tjera që i ndan FIFA në një Kampionat Botëror

Përveç Topit të Artë (të Argjendtë e të Bronztë), FIFA jep edhe këto çmime:

Këpuca e Artë (golashënuesi më i mirë)
Doreza e Artë (portieri më i mirë)
Çmimi i lojtarit të ri (lojtari më i mirë i ri)
Çmimi ‘FIFA Fair Play’ (skuadra që kaloi në raundin e dytë me rekordin më të mirë të lojës së ndershme)

Më parë, FIFA kishte shpallur edhe një ekip ‘All-Star’ të turneut, por që nga viti 2010 nuk ka ndodhur kështu.

Sa dallon Topi i Artë i Botërorit nga Topi i Artë

Topi i Artë i Kampionatit Botëror është një çmim krejtësisht i ndryshëm nga Topi i Artë, megjithëse edhe ky i fundit përkthehet nga frëngjishtja po ashtu si ‘Topi i Artë’.

Siç sugjeron emri, Topi i Artë i Kampionatit Botëror kufizohet për lojtarët që konkurrojnë në një turne të caktuar Botëror dhe çmimi jepet çdo katër vjet.

Topi i Artë, nga ana tjetër, është një çmim individual vjetor që merr parasysh performancën e një lojtari gjatë një sezoni klasik. Deri në vitin 2022, çmimi është bazuar në performancën e një futbollisti gjatë një viti kalendarik.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori