Kolegji i Kirurgëve të Kosovës promovon nesër numrin e fundit të revistës shkencore
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës nesër do të promovojë botimin e numrit të fundit të revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery”
Në këtë promovim do të marr pjesë edhe kryetari i Kolegjit dhe ish-ministri Rifat Latifi. Në njoftim thuhet se do të ketë pjesëmarrje edhe nga institucionet, por nuk është bërë e ditur saktësisht se cilat institucione janë ftuar.
Lexoni njoftimin e plotë:
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të promovoje botimin e numrit të fundit të revistës shkencore ‘Kosova Journal of Surgery’ (Volumi 6, Nr. 2), si dhe 4-Vjetorin e themelimit, më 16 dhjetor, ora 11:00, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Të pranishëm, pos menaxhmentit të Kolegjit (duke filluar nga Kryetari Prof. Dr. Rifat Latifi), do të jenë edhe të ftuar të institucioneve relevante arsimore e shkencore.
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është organizatë ombrellë e të gjitha shoqatave kirurgjike në Kosovë dhe një nga veprimtaritë kryesore të tij është botimi i Revistës Shkencore ‘Kosova Journal of Surgery’.
Me këtë rast jeni të ftuar të përcillni këtë ngjarje të rëndësishme për shkencën dhe mjekësinë kosovare.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City