LAJMI I FUNDIT:

Policia vendos shiritat në pronën gati tre hektarëshe, e sekuestruar përkohësisht me urdhër të gjykatës

Policia vendos shiritat në pronën gati tre hektarëshe, e sekuestruar përkohësisht me urdhër të gjykatës

Një ditë pasi u raportua se Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sekuestrim të përkohshëm të rreth tre hektarëve tokë në Veternik, Policia e Kosovës ka vendosur shiritat që ndalon hyrjen në këtë pronë ku kanë nisur edhe ndërtime të objekteve të larta.

Kjo tokë pretendohet se përmes dallavereve dhe dokumenteve të falsifikuara kishte kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar të djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe ka filluar punimet në këtë pronë.

Masa e përkohshme ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, e cila ka arsyetuar se në këtë fazë të procedurës është e nevojshme që të lëshohet urdhër për sekuestrimin, pasi kjo pronë është fituar përmes dokumentit të falsifikuar.


Burime brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se personat e dyshuar për falsifikim janë arratisur dhe se tanimë gjykata ka lëshuar urdhër arrest për ta.

Në lidhje me këtë vendim të gjykatës kanë folur avokatët e të dëmtuarve Nexhat e Gursel Sadiku, avokatja Saranda Keqekolla- Sadiku dhe avokati Florim Shefqeti, të cilët janë shprehur se kjo masë ndonëse e vonuar është e drejtë dhe se edhe Policia ka dal në vend të ngjarjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një ditë më parë, avokatja Saranda Keqekolla- Sadiku kishte paralajmëruar se Policia ka kërkuar që deri në të shtunën në mesiditë do largoheshin gjërat e lëvizshme nga prona e sekuestruar përkohësisht me urdhër gjykate.

“Pas daljes në publik përmes emisionit ‘Betimi për Drejtësi; lidhur me falsifikimin e dokumenteve të kësaj prone, atëherë prokuroria e ka marrë ma seriozisht rastin edhe pas një pune intensive dje është lëshuar urdhëresa për sekuestrim të përkohshëm, ndërsa sipas procedurave policia këtu në vend-punishte, d.m.th., në pronën në fjalë edhe ja ka caktu afatin ligjor sipas urdhrit të gjykatës që nesër deri në ora 1:00 me i largu sendet e lëvizshme, pastaj deri sa të përfundohen procedurat hetimore dhe kjo çështje penale”, ka thënë avokatja Keqekolla-Sadiku.

Portali ka provuar që ta marr një qëndrim rreth kësaj çështje edhe nga kompania ndërtuese në pronën kontestuese, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Ndryshe, për këtë rast ‘Betimi për Drejtësi’ ka hulumtuar dhe ka mbajtur një debat në emisionin ‘Tempus’. Përmes këtij hulumtimi tregohej se si Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, për të njëjtat parcela kishte zhvilluar disa procedura gjyqësore në të njëjtën kohë dhe për lëndën e Nexhat e Gursel Sadiku kishte vendosur pas 7 vjetësh ndërsa në rastin e Z.H vetëm për 9 muaj, duke e bërë edhe pronare të këtyre parcelave.

Familja Sadiku kishte thënë se kjo pronë është e tyre për gati një shekull dhe se përmes ekspertizave kanë gjetur se dokumentet me të cilat Z.H. i kishte kaluar në emër të saj janë të falsifikuara dhe se përmes vendimeve të kundërligjshme, atyre iu janë marrë rreth 3 hektarë tokë në Veternik, vlera e të cilave kap shifra të mëdha. Sipas tyre, të përfshirë në këto dallavere janë zyrtarë e persona me ndikim, përfshirë gjykatës, prokurorë, policë, avokatë si dhe zyrtarë të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori