LAJMI I FUNDIT:

Rregullatori brazilian sekuestroi iPhone-at nga dyqanet pasi Apple nuk respektoi kërkesën për t’i shitur telefonat me karikues

Rregullatori brazilian sekuestroi iPhone-at nga dyqanet pasi Apple nuk respektoi kërkesën për t’i shitur telefonat me karikues

Ministria braziliane e Drejtësisë urdhëroi në shtator pezullimin e shitjeve të iPhone-it në vend pasi arriti në përfundimin se Apple dëmton konsumatorët duke mos ofruar mbushësin të përfshirë me pajisjen. Edhe pas gjobave prej miliona dollarësh, Apple ende nuk ka përmbushur kërkesën – gjë që tani ka bërë që rregullatori i mbrojtjes së konsumatorëve me bazë në Distriktin Federal të sekuestrojë iPhone-at nga dyqanet me pakicë.

Sekuestrimi i iPhoneve


Siç u raportua fillimisht nga Tecnoblog, Procon-DF ka sekuestruar “qindra iPhone-a në dyqane të ndryshme me pakicë në Brasilia”, kryeqyteti i Brazilit, transmeton Telegrafi.

Në një masë të quajtur “Operation Discharge”, rregullatori synon të detyrojë Apple-in të respektojë ligjin lokal që kërkon që telefonat inteligjentë të paketohen së bashku me karikuesin.

Sipas raportit, iPhone-të u sekuestruan nga dyqanet e operatorëve dhe shitësit e autorizuar nga Apple. Rregullatori ka urdhëruar ndalimin e çdo modeli iPhone të cilit i mungon karikuesi i përfshirë në kuti. Megjithëse Apple ndaloi dërgimin e aksesorëve falas nga modeli iPhone 12, kompania gjithashtu përditësoi iPhone 11 me një kuti të re, më kompakte pa karikues.

Pas sekuestrimit të iPhone-ve, “Apple Brazili” kërkoi nga qeveria që të lejojë shitjet e smartfonëve në vend deri në vendimin përfundimtar të mosmarrëveshjes. Kompania i tha Tecnoblog se vazhdon të shesë iPhone në Brazil pavarësisht operacionit.

Siç theksohet nga MacMagazine, gjyqtari Diego Câmara Alves, i cili lejoi kompaninë të vazhdojë të shesë iPhonet në Brazil deri në një vendim përfundimtar, beson se kompania nuk po shkel asnjë të drejtë të konsumatorit. Gjykatësi pretendon gjithashtu se rregullatori brazilian po “abuzon me pushtetin e tij” me një vendim të tillë. Apple thotë se ka besim se do të fitojë mosmarrëveshjen ligjore dhe se klientët “janë të vetëdijshëm për opsionet e ndryshme për karikimin dhe lidhjen e pajisjeve të tyre”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Teknologji
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al

Teknologji
G.Skill Phoenix II

G.Skill Phoenix II

Teknologji
Kalo në kategori