Poezi nga: Neeli Cherkovski
Përktheu: Fadil Bajraj
e pashë guvernatorin e Teksasit duke folur
mbi të shtënat e fundit
ku mbetën të vrarë 14 fëmijë dhe një mësimdhënës
guvernatori shprehu keqardhje
në emër të tij dhe gruas së tij
ai nuk beson se ndonjë gjë është e shenjtë
guvernatori i Teksasit beson dhe u beson revoleve
dhe pushkëve automatike
ai është bash pidh s’ame
me mendje të një dinosauri
duke kërkuar ushqim në Kaçubë
guvernatori ka fytyrë
që duket si mish i samtë
ai nuk beson se ekziston ndonjë gjë e shenjtë
ai beson në të drejtën për vetëmbrojtje
kundër të gjitha gjasave
ai beson në armatimin e avancuar
për të krijuar një fushë loje të barabartë
ai nuk beson në pafajësi
atij nuk ia ndien për jetën e fëmijëve
ai është i projektuar
për të gjunjëzuar popullin amerikan
në nivelin e halabakëve
në Perëndimin e Egër
nën trëndafilin e verdhë të Teksasit
ai beson në një grusht të fortë
dhe një çekiç të rëndë
ai vë buqeta
në altarin e prodhuesve të armëve
për të asgjë nuk është as e shenjtë dhe as e shenjtëruar
ai është një burrë i madh
me shpirt djallëzor
ai ta drejton armën
bash në zemër
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTurqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
FALJA
NJЁ QEN I QEPET DASHURISЁ
Drama kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta dhe vepra e Rexhep Mitrovicës: Duhet t’ia lëshojmë rrugën punës, jo fjalëve të thata
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore