LAJMI I FUNDIT:

KRU Prishtina: Vazhdon turbullira e ujit – mbesin pa furnizim Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe lagjja Kalabria

KRU Prishtina: Vazhdon turbullira e ujit – mbesin pa furnizim Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe lagjja Kalabria
Vërshime në Pejë (20.11.2022)

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve atmosferike që kanë turbullirë, Fushë Kosova, Drenasi, Obiliqi dhe një pjesë e lagjes Kalabria do të mbesin pa ujë të pijshëm.

Sipas KRU-së, turbullira në kanalin e Ibrit e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj.


“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije (ITU Shkabaj)”, njofton kompania, përcjell Telegrafi.

“Si shkak i kësaj, kemi nivel të lartë të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm Fushë Kosovën, lagjen Kalabria në Prishtinë (një pjesë), Drenasin dhe Obiliqin”, shton KRU.

Aty theksohet se furnizimi me ujë të pijshëm nuk do të kthehet deri sa të lejojnë kushtet që të bëhët trajtimi i ujit dhe të garantohet cilësia e tij.

“Përveç ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto zona, në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim. Ne kemi dhënë një orar për Komunën e Fushë Kosovës dhe iu kemi përmbajtur në përpikëri, edhe pse një numër i konsumatorëve janë ankuar se ujë nuk kanë ende”, thekson kompania.

“Arsyeja është që, pjesa dërmuese e konsumatorëve të Fushë Kosovës kanë rezervuar të mëdhenj në ndërtesa kolektive dhe derisa t’i mbushin ata me ujë, sasia e ujit që e ofrojmë harxhohet dhe se pikat e larta mbesin pa furnizim me ujë. Jemi mobilizuar të gjithë teknikisht edhe me akterët e tjerë si NH Ibër Lepenci për stabilizimin sa më të shpejtë të situatës. Deri në orët e pasdites gjendja është e tillë dhe nëse nuk ka reshje besojmë që pastaj stabilizohet”, përfundon KRU “Prishtina”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori