LAJMI I FUNDIT:

Imami Labinot Maliqi takohet me ushtarët amerikanë të KFOR-it: Shtëpia mbahet me miq

Imami Labinot Maliqi takohet me ushtarët amerikanë të KFOR-it: Shtëpia mbahet me miq

Imami i një prej xhamive në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka pritur në takim këtë të premte ushtarët amerikanë të KFOR-it, Major Paul Girdley me bashkëpunëtorë, nga Kampi Ushtarak Bondsteel.

Mirëpritja e këtyre ushtarëve në xhami për imamin Maliqi përveç se nderë, ishte edhe privilegj i veçantë.


“Përveç se nderë, ishte edhe privilegj i veçantë të mirëpresim sot miqtë tanë nga KFOR-i Amerikan, Kapelanin Major Paul Girdley me bashkëpunëtorë, nga Kampi Ushtarak Bondsteel. Major Girdley, mbajti një ligjëratë frymëzuese dhe shumë të dobishme për të gjithë ne, e cila u vlerësua lartë edhe nga besimtarët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Mes tjerash, Maliqi ka thënë se shtëpia mbahet me miq dhe se Republika e Kosovës nuk ka mik, partner e aleat më të mirë e më të sinqertë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “ndaj të cilëve jemi përherë falënderues për kontributin e tyre të vazhdueshëm”.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se pjesë e vizitës ishte edhe ish-basketbollisti dhe Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

“Ai më nderoi duke më bërë dhuratë fanellën e Prishtinës, ekipit tonë të zemrës, aty ku kam ushtruar për disa vite. E falënderoj shumë, dhe e përgëzoj për punën e madhe që është duke bërë për sportin dhe rinin e kryeqytetit”, përfundoi imami Maliqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori