LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i CIA-s u takua me Zelenskyn në Kiev ndërsa raketat ruse sulmonin kryeqytetin ukrainas

Drejtori i CIA-s u takua me Zelenskyn në Kiev ndërsa raketat ruse sulmonin kryeqytetin ukrainas

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua të martën në Kiev me drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, William Burns.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, takimi ndërmjet tyre vjen pasi Burns u takua me shefin e spiunazhit të presidentit rus Vladimir Putin në Turqi.

Ky ishte kontakti i parë i njohur i nivelit të lartë, kokë më kokë SHBA-Rusi që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.


“Ne patëm një takim me të… (ne) biseduam për të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për Ukrainën”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp në televizion.

Ai tha se të dy burrat kishin diskutuar atë që ai e quajti kërcënimin bërthamor të Rusisë.

Dhe vizita e Burns në Kiev ndodhi ndërsa Rusia sulmoi qytetin me raketa.

Kështu, Zelensky tha se kreu i CIA-s kishte kaluar kohë në një “bunker” përpara se të dy burrat të takoheshin.

Në Uashington, një zyrtar amerikan ka treguar se zoti Burns kishte udhëtuar në Kiev për të takuar homologët e inteligjencës ukrainase dhe Zelensky pas takimit të tij në Ankara.

Gjithashtu, presidenti polak Andrzej Duda u takua me zotin Burns në Varshavë të mërkurën, tha kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakon reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Serbia
Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Kalo në kategori