LAJMI I FUNDIT:

Nadal dhe gruaja e tij fotografohen për herë të parë në publik me djalin e tyre

Nadal dhe gruaja e tij fotografohen për herë të parë në publik me djalin e tyre
(Foto: Instagram/xiscaperellofans)

Pas komplikimeve dhe turbulencave të shumta, tenisti i njohur spanjoll Rafael Nadal dhe bashkëshortja e tij, Francisca Perello, u bënë prindër dhe tashmë janë shfaqur fotografitë e para të vogëlushit.

Është e kuptueshme se sa i lumtur është çifti i famshëm pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Sidomos duke pasur parasysh që legjenda e tenisit i humbi ndeshjet për të qenë pranë gruas së tij gjatë problemeve të shtatzënisë.


Për fat të mirë, gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ‘Rafael Junior’ i lumturoi prindërit e tij, të cilët tani kanë një angazhim të ri.

Mediat spanjolle i kanë publikuar fotografitë e para të prindërve të lumtur me foshnjën. Në dy fotografi, fëmija shihet në krahët e babait dhe nënës së tij.

Rafa Junior ka lindur më 8 tetor në klinikën Palma në Mallorca dhe tenisti ka kërkuar privatësi gjatë shtatzënisë së gruas së tij dhe pas lindjes së djalit.

Ajo që shumë nuk dinë është se tenisti theu traditën e Mallorcas gjatë vendosjes së emrit të fëmijës. Është e zakonshme që nipërit të emërohen sipas gjyshit të tyre dhe mbesat sipas gjyshes së tyre.

Në bazë të traditës së majorkane, djali i Nadal duhej të quhej Sebastian, por tenisti vendosi t’ia jepte pasardhësit të tij një emër identik me emrin e tij – Rafael. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/xiscaperellofans)

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori