Ish-ambasadori dhe drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka pasqyruar situatën e krijuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave ilegale.
Pasi Qeveria e Kosovës nuk e pranoi shtyrjen e afatit për ndërrimin e targave ilegale në veri të vendit, tani përpos suspendimi të këtij vendimi, po kërkohet nga SHBA-ja dhe BE-ja edhe zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin.
Por, Peci konsideron se Asociacioni nuk mund të vihet në jetë pa i pasur komplet funksionale institucionet komunale në veri të vendit.
Ai shtoi Lista Serbe dhe Serbia e din shumë mirë se pa qenë pjesë e institucioneve, Asociacioni nuk mund të realizohet, e për këtë, sipas tij, largimi nga institucionet po bëhet me qëllim që të ketë një status të veçantë autonom apo shkëputjen de-fakto të veriut.
“Me vendimin e Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet po tregohet se ata nuk e kanë për qëllim Asociacionin, por një status të veçantë autonom apo shkëputjen de-fakto të veriut. Kjo dëshmohet me faktin se komuniteti serb në pjesët tjera të vendit, është duke e zhvilluar jetën e tij institucionale në mënyrë normale”, tha ai.
Peci theksoi se në këtë situatë, Kosova ka bërë autogol.
“Mirëpo, fatkeqësisht në këto rrethana, fokusi është duke u bartur nga ”propozimi franko-gjerman” për normalizimin e relacioneve në mes Kosovës dhe Serbisë, në normalizimin e situatës në veri të vendit, dhe kjo me së paku i shkon për shtati vendit tonë. Me vetëdije apo pa vetëdije i kemi dhënë vetes një autogol”.
Sipas tij, tani duhet të bëhet përpjekje që Kosova të fitojë pasi është ndodhet në mesin e një loje – për ta fituar këtë lojë, Peci thotë se Kosova duhet të mbrohet përmes partneriteteve dhe aleancave me vendet kyçe të perëndimit.
“Për ta fituar këtë lojë duhet ta kemi të qartë se politika është art i së mundshmes, dhe jo art i drejtësisë, pasi vetëm e drejta nuk e mbron asnjë vend në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në rastin e vendeve të vogla, çfarë është Kosova, ato mbrohen përmes partneriteteve dhe aleancave me vendet kyçe të perëndimit. Kam frikë se këtu i kemi përzi kabllot e politike bërjes, si në kuptimin e politikës ashtu edhe të drejtës në marrëdhëniet ndërkombëtare”, deklaroi Peci./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në momente tjera
Njoftimi i borxhit të Maqedonisë me një miliard euro është një lëvizje shqetësuese për ekspertët
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë