Edhe pse shumë herë do të dëgjoni që më mirë është t’i lini fëmijët që vetë të zgjidhin grindjen, ka situata në të cilat është e domosdoshme të reagoni
Shumë prindër janë të gatshëm të ndërhyjnë në grindjen e fëmijëve, por shpesh do të dëgjoni këshillën që më mirë është t’i lini fëmijët vetë të zgjidhin konfliktin.
Konfliktet dhe grindjet ndërmjet fëmijëve gjatë lojërave mund të jenë momente mësimi në të cilat fëmijët mësojnë për empatinë dhe zhvillojnë shkathtësitë shoqërore të cilat u ndihmojnë të kenë miq në të ardhmen, shkruan ”Fatherly”, përcjell Telegrafi.
Intervenimi i prindërve në konflikt nuk është gjithmonë një zgjedhje e mirë, por ekzistojnë momente kur është e domosdoshme që të ndërhyjnë prindërit.
– Prindërit apo cili do person tjetër i rritur gjithmonë duhet të ndërhyjë në konflikt nëse shohin që ka shenja keqtrajtimi – thotë Holly Shchiffrin, profesor i Psikologjisë në Universitetin Mary Washington.
Sjellja e dhunshme mund t’i shkaktojë dëm fëmijës tjetër, posaçërisht nëse ka dallim në forcë – dhunuesi është më i rritur dhe me moshë më të madhe.
Nëse ekziston çfarëdo rreziku fizik, prindërit duhet “të ndërhyjnë” në konflikt dhe të mbrojnë fëmijën e tyre dhe të parandalojnë t’i rrezikojnë të tjerët – thotë psikologu.
– Kur fillon një konflikt, më mirë është t’i lini fëmijët të provojnë ta zgjidhin vetë problemin. Nëpërmjet këtyre përvojave të hershme fëmijët mësojnë shkathtësinë me ndihmën e komunikimit me të tjerët dhe zgjidhin problemet.
Prindërit kur shohin që konflikti për përkeqësohet, është koha që të ndërhyjnë.
Është mirë që ata të kenë një qasje të tillë në të cilën do t’i bëjnë fëmijët të paraqesin rastin e tyre dhe gjithashtu mendimin e tyre për të zgjidhur këtë konflikt. Gjithashtu, një prind mund të ofrojë një zgjidhje për një situatë të diskutueshme – thotë Shchiffrin.
Ja si të ndërhyni nëse ndodh një konflikt në shesh lojërash:
• Nëse nuk janë në rrezik fizik, përpiquni t’i lini fëmijët ta zgjidhin vetë konfliktin
• Nëse përshkallëzohet, afrojuni fëmijëve për të folur
• Lëreni secilin të tregojë anën e tij të historisë me fjalët e veta
• Ndihmojini të gjejnë një zgjidhje
• Mos impononi zgjidhjet tuaja
• Kthejini ata në lojë dhe mos shfaqni zemërim
Është e rëndësishme të inkurajohet zgjidhja konstruktive e konflikteve tek fëmijët. Ata duhet të mësojnë se mund të luftojnë dhe të jenë ende miq.
Fëmijët nga konfliktet mund të mësojnë gjithashtu si të ngrihen për veten e tyre, të shprehin pozicionin e tyre, të debatojnë, të pranojnë argumentet e njerëzve të tjerë, si t’u japin të tjerëve të drejtën të mendojnë ndryshe dhe si ta rikthejnë marrëdhënien në ekuilibër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Kadifja me vija
Dashuri apo obsesion?
Gratë humbasin ndjenjat e dashurisë në martesë shumë më shpejt se burrat, tregon një studim i ri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje