LAJMI I FUNDIT:

Deputetë e politikanë reagojnë pas sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë

Deputetë e politikanë reagojnë pas sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë

Ngjarja e rëndë e ndodhur në një shtëpi për të moshuar në Pejë, ka ngjallur reagimet e politikanëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si një e moshuar rrihet fizikisht e maltretohet nga pjesëtarët e stafit të shtëpisë për të moshuar.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një shënimi në Facebook është shprehur i shokuar e tronditur nga dhuna e ushtruar ndaj zonjës së moshuar.


VIDEO: Infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë

“Ngjarjet si këto nxjerrin anën më të errët të shoqërisë sonë. Ato përveç se të këpusin emocionalisht, të dërmojnë me realitetin e hidhur tek i cili jo rrallëherë po përfundojmë. Kapërcimi nga një shoqëri që respektonte më të vjetrin, në një që ushtron dhunë ndaj tyre në tallje e përqeshje – është përfundim i trishtë. Dhuna është problemi ynë shoqëror; dhe kundër saj duhet dhe do të ngritemi të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lidhur me rastin ka reaguar deputetja dhe kryetarja e SDU-së, Duda Balje, duke e quajtur veprimin të papranueshëm si dhe ka kërkuar përgjegjësi nga personat e përfshirë në rast.

“O vajze me flokë të zeza kush ta ka dhënë të drejtën të bësh këto gjëra, duhet të kesh turp për vetën, dhe si të kanë eduku prindërit. Ajo grua e moshuar nesër mund të jetë nëna jote. Kjo që bëtë është e papranueshme dhe do të duhet të mbani përgjegjësi. Turp te kesh. Tani të shohim reagimin e shtetit dhe të gjithë neve”, ka shkruar ajo në Facebook.

E tmerruar nga pamjet e publikuara është shprehur edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila u ka bërë thirrje organeve të rendit që të merren urgjentisht me rastin.

“Jam e tmerruar nga lajmi me video që po qarkullon në medie, ku një e moshuar, në një ”shtëpi të kujdesit për të moshuarit” torturohet në mënyrën më barbare të mundshme. Ju bëj thirrje organeve të rendit që të merren urgjentisht me rastin dhe ta mbajnë të informuar publikun, që sot u tmerruan nga pamjet e tilla”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

“Aty po aq fajtore janë ato tjerat që qeshin derisa kolegia e tyre është në aksion. Gjest i poshtër, i ulët  dhe barabar! Të sëmurët mentalisht nuk duhet të lejohen të shërbejnë/punojnë në asnjë institucion, qoftë ai privat apo publik. I kërkoj falje zonjës së moshuar që po jeton në këtë kohë të pakohë dhe i uroj rehabilitim sa më të shpejtë!”.

Për rastin ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Haki Abazi, i cili ka thënë se dhuna duhet dënuar dhe adresuar seriozisht.

“Pamjet e rrahjes së nënës së moshuar në shtëpinë e të moshuarve  në Pejë, janë pamje të një çmendurie, dhe ato që shikonin e qeshnin me këtë akt çmendurie janë po aq fajtore. Shoqëria jonë duhet të adresoj këtë fenomen të dhunës edhe në aspektin e shëndetit mendor por edhe nëpërmjet ligjit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar që emrat e anëtareve të stafit që shihen duke ushtruar dhunë ndaj të moshuarës, të publikohen dhe të njëjtave t’u mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore e po ashtu të ndiqen penalisht.

“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermiere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë.  Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht. Kriminele”, ka shkruar ajo në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori