LAJMI I FUNDIT:

Si do të duket formacioni i Inter Miami me Lionel Messin në të – klubi i David Beckham do të jetë shumë i fuqishëm dhe kandidati kryesor për titullin në MLS

Si do të duket formacioni i Inter Miami me Lionel Messin në të – klubi i David Beckham do të jetë shumë i fuqishëm dhe kandidati kryesor për titullin në MLS

Lionel Messi mund të përfundojë te skuadra amerikane Inter Miami nga vera e vitit 2023.

Së paku kështu ka lajmëruar mediumi anglez The Athletic që bisedimet mes palëve tanimë kanë filluar dhe Messi ka dhënë dritën e gjelbër për tu transferuar në MLS.

Çdo medium botëror tani po merret me klubin amerikan Inter Miami se si do të duket formacioni i kësaj skuadre në edicionin e ardhshëm.


Në rast se arrijnë ta kompletojnë transferimin e argjentinasit, Inter Miami do të ketë një formacion shumë të fortë për edicionin e ardhshëm.

Inter Miami ka siguruar edhe shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets dhe pritet të jenë ndër kandidatët kryesorë për titullin e kampionit.

The Sun ka publikuar formacioin e mundshëm të Inter Miamit për sezonin e ri, gjithmonë nëse arrihet të nënshkruhet me Lionel Messin.

Në portë do të jetë amerikani Drake Callender, ndërsa mbrojaj do të përbëhet nga Harvey Neville, Damion Lowe, Aime MAbika dhe Kieran Gibbs.

Në mesfushë do të ketë vend për Sergio Busquets dhe Jean Mota.

Ndërkohë djali i David Beckham, Romeo do të jetë së bashku me Lionel Messin e Robert Taylor në përkrahje të sulmuesit Ariel Lassiter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Nga lavdërimet që mori nga Lineker te foto e festës me Icardin: Si ishte bërë hit në rrjetet sociale para disa vitesh Almazbekov, transferimi më i Llapit

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga

"Është e mundur që ky të jetë sezoni im i fundit në Liverpool" - Salah jep sinjale largimi

Premier League
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Kalo në kategori