LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën të gjitha vajzat dhe gratë do të lirohen nga pagesa e biletës në trafikun urban në Prishtinë

Të shtunën të gjitha vajzat dhe gratë do të lirohen nga pagesa e biletës në trafikun urban në Prishtinë

Për nder të “Prishtina Rozë”, të shtunën e 29 tetorit të gjitha vajzat dhe gratë do të lirohen nga pagesa e biletës në transportin publik në kryeqytet.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Trafikut Urban në Prishtinë.


“Për nder të ‘Prishtina Rozë’ më datën 29.10.2022 lirohen nga pagesa e biletës e gjithë personat e gjinisë femërore në transportin publik të N.P.K ‘Trafiku Urban’ SH.A”, thuhet në njoftimin për media.

“Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njëjtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijesimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit!”, thuhet tutje.

Tetori njihet si muaji për ndërgjegjësimin e qytetarëve për kancerin e gjirit dhe shtimin e vëmendjes për kontrolle të rregullta, si forma më e mirë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.

Ditë më parë, Telegrafi.com ka realizuar një video sensibilizuese me qëllim të ndërgjegjësimit të opinionit për këtë sëmundje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori