LAJMI I FUNDIT:

Berisha për vrasjen e Bedri Rexhepit: Është një nga krimet më makabre në histori të drejtësisë

Berisha për vrasjen e Bedri Rexhepit: Është një nga krimet më makabre në histori të drejtësisë

Avokati, Besnik Berisha, ka thënë se vrasja e Bedri Rexhepit ishte e menduar mirë dhe në gjakftohtësi teksa shtoi se është një nga hetimet më të vështira.

Avokati, Besnik Berisha, e ka cilësuar vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepit, si një nga krimet më makabre që kanë ndodhur në historinë e drejtësisë në Kosovë.


Ai tha se vrasja është kryer në kushte pabesie dhe se tashmë i ndjeri Bedri Rexhepi, ishte vrarë me gjakftohtësi.

Sipas tij vrasja e Rexhepit ishte planifikuar me muaj.

“Është një prej krimeve më makabare që ka ndodhur në historinë e drejtësisë, i kryer në kushte pabesie me një tradhti të gatuar me muaj e ë ekzekutuar brenda ditës, për përfitime materiale. Shpresojmë që Gjykata do të arrijë të sjellë drejtësi”, ka deklaruar Berisha.

Berisha, i cili është edhe avokat i familjes së viktimës, ka kërkuar mirëkuptim edhe nga mediat që disa detaje që i ka cilësuar si tronditëse të mos i publikojnë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Avokati Berisha, u shpreh se ky rast është një nga hetimet më të vështira që kanë ndodhur.

“Është një nga hetimet që është shoqëruar me vështirësitë më të mëdha, vetë krimi ishte gatuar në kushtet më të ftohta, të dyshuarit kishin kohë për të gatuar krimin për ta përgatitur ekzekutimin dhe për ta fshehur trupin dhe kishin bërë çdo gjë që t’i zhdukin gjurmët dhe mundësitë e identifikimit”, ka thënë Berisha.

Tutje avokati, bëri të ditur se për ta zbardhur rastin ka kontribuuar edhe AKI-ja, teksa shtoi se në përgjithësi kjo ishte një punë ekipore. Berisha po ashtu, i falënderoi mediat për të cilat tha se kanë luajtur rol tejet të rëndësishëm për zbardhjen e rastit, sipas tij, pa mediat ky rast do të neglizhohej e ndoshta nuk do të zbardhej./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori