“Të mos harrojmë se Ligji për përmbarim nuk e rregullon lëndën e interesit ndëshkues. Kjo lëndë është pjesë e Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve, dhe për momentin është formuar grupi punues, i cili po punon për Kodin Civil, në të cilin përfshihet edhe Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve”.
Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, duke komentuar nismën e Avokatit të Popullit Naser Ziberi për ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe Ligjit për përmbarim, të cilat i referohen çështjes së interesit ndëshkues.
“Në atë drejtim, të gjitha sugjerimet, qoftë edhe nga Avokati i Popullit, duhet t’i dorëzohen grupit punues që tashmë ekziston dhe është duke punuar për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve dhe duhet të veprohet në varësi të përshtatshmërisë së propozimeve”, deklaroi Tupançeski në aktivitetin “Pasqyrë e reformave lidhur me drejtësinë për fëmijët”.
Ai thekson se si ministër nuk ka as autorizim e as kompetencë për të pranuar nismën, duke treguar se ekziston një grup punues dhe pasi të dorëzohet, grupi punues do të vendosë për të.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251